Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka mbajtur një interpelancë me deputeten e PD Ina Zhupa.
Në fjalën e saj në Kuvend, Margariti tha se ne krahasohemi me vetën tonë, se nuk mund të krahasohemi me 2013, se kultura ishte zero. Më tej ajo shtoi kjo interperlancë është kërkuar vetëm për Tiranën dhe Durrësin, duke theksuar se në këto qytete kanë përfunduar kantiere restaurimi në mbi 20 objekte kulturore.
“U bën vite që ne krahasohemi me vetën tonë, se nuk mund të krahasohemi me 2013, se kultura ishte zero. Janë të shumtë ata që kanë pushuar pranë fshatrave që janë ringritur dhe nuk janë lënë në harresë si më parë. Qytetarët në gjithë këto vite kanë parë që trashgimia kulturore është prioritet. Kjo interperlancë është kërkuar vetëm për Tiranën dhe Durrësin. Në Tiranë dhe Durrës kanë përfunduar kantiere restaurimi në mbi 20 objekte kulturore. Po vazhdon në teatrin kombëtar po vazhdoj në Universitetin e Arteve. Trashëgimia në vitin 2013 ishte lënë në harresë. Teatri as në kohën tuaj dhe as në kohën tonë nuk ishte objekt i trashëgimisë kulturore. Ju e trajtuat atë vetëm kur kishit nevojë për të bërë zhurmë. Teatri është i të gjithëve”, tha Margariti.