Në seancën e sotme parlamentare pritej që të zhvillohet interpelanca mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Kryeministri Rama nuk është paraqitur në Kuvend, teksa Kryetarja Lindita Nikolla ka bërë me dije se ai ua deleguar interpelancën ministres Elisa Spiropali.
Bardhi nuk ka pranuar ta zhvillojë interpelancën me ministren dhe u shpreh se “Si i pandehur mund të heshtë, por si kryeministër i Republikës së Shqipërisë duhet të japë llogari. Unë nuk di që Spiropali të ketë qenë në takimet e Ramë me McGonigal. Ka qenë Rama, Agron Neza dhe Dorian Duçka”
Ai iu drejtua kryetares Nikolla: “Ushtro autoritetit tënd si kryetare e Kvendit jo si kukull e Ramës”
Nga ana tjetër ministrja Spiropali e konsideroi frikë refuzimin e Bardhit për ta kryer interpelancën me të.
“Nuk e kuptoj pse keni kaq frikë. Bardhi a kërkoni sqarime mbi çështjen që të zbardhet e plotë. Qetësohuni se kemi durimin t’iu durojmë. Si grata si non grata keni dy javë që gërricni nervat e miletit shqiptar. S’na lejoni të japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje” – tha Spiropali.
‘Grupimi i Alibeajt’ ka kërkuar praninë në interpelancë të kryeministrit ndërsa grupi i Berishës ka kërkuar mocion me debat lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Chales McGonigal. Ky i fundit pretendohet se ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha.