Intervista/ Cekja i Beratit befason nga qendra e qytetit të 1001 dritareve: Më kanë nxjerrë në pension. Kjo më ka vrarë!

Aktori i njohur i humorit, Sejfulla Myftari, i njohur për publikun si “Cekja i Beratit” në një intervistë për “News24” nga qyteti i tij, ka emocionuar me këtë intervistë të pazakontë.

Cekja ka rrëfyer për emisionin “Fit Station”, momente emocionuese dhe të vështira njëkohësisht si aktor humori. Për herë të parë për “News24”, Cekja i Beratit, tregoi se ndjehej i prekur moralisht nga mënyra se si ishte nxjerrë në pension, duke theksuar se kjo ishte gjëja që e kishte “vrarë” më shumë në karrierë.

“Vlerësim më të madh e kam nga publiku, dhe ndjehem shumë i emocionuar nga kjo. Unë jetoj në këtë qytet, më ka ngelur si markë, nga ana morale flas, nuk kam ikur nga ky qytet më thonë Cekja i Beratit.

Kaq vite, i thonë 50 vjet art nga ky qytet, ku rri jetoj dhe jam sot e kësaj dite. Erdhi momenti i daljes në pension, kryetar ka qenë Fadil Nasufi, shumë mik me të, dreka e darka, po flas nga ana morale, më nxjerr direkt në pension ditë dhe orë, ndërkohë që parodistët e Vlorës janë dhe sot e kësaj dite akoma në punë, ata që janë.

Dhe i them dikujt si ka mundësi, dhe kjo histori vazhdoi dhe po e përmend tani edhe në televizion, kjo më ka vrarë nga ana morale, se vlerësimin e kam te publiku. Por kjo gjë më ka vrarë pasi jam në gjendje pune dhe vazhdoj sot e kësaj dite akoma, por kjo nga ana morale”, – u shpreh i emocionuar aktori humorit Sejfulla Myftari.

/Burimi: News24/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *