“Intimidime për grupet kriminale”, operacionin e OFL, Salianji: A ka deputetë apo ish-ministra që janë favorizuar?

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka parashtruar disa pyetje në Kuvend në lidhje me operacionit OFL.

Salianji tha se operacionet e OFL-së tregojnë qartë se kanë qenë intimidime për grupet kriminale, pasi përfshiheshin në fushata elektorale.

Sipas tij ka dështuar procesi i vettingut, ndaj dhe krimi është përhapur në masë të madhe në vend.

“Është miratuar një akt normativ nr, 1 për masat parandaluese kundër krimit të organizuar i ashtuquajturi si Operacioni ‘Forca e Ligjit’. Kjo lë dyshime se ky operacion u bë për të intimiduar grupet kriminale për t’u përfshirë në fushatë zgjedhore. Nëse ndjekim logjikën e Ramës, nëse ka dështuar procesi i vettingut në polici, ndaj ka marrë dhënë krimi në vend. Ndërkohë, për operacionin Forca e Ligjit trumbetonte; duhet tua bëjmë të pamundur atdheun atyre që janë me krimin.

Çfarë parashikohet ky ligj dhe ku jemi sot? A ka qenë nismë për të pastruar me letra pasigurinë e grupeve kriminale. Po pse Shqipëria renditet ende në listën gri të pastrimit të parave. Cilat para pastrohen në Shqipëri? A janë realizuar qëllimet e këtij akti. Kam kërkuar me shkresë në Ministri se sa është numri i subjekteve të OFL që janë hetuar, apo e atyre që nuk janë referuar. A ka selektivitet?”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *