INVESTIGIM 30/ Skandali i ‘Fondit Besa’. Ja si Banka e Shqipërisë bashkëpunon me Bajram Muçën

Banka e Shqipërisë është institucioni qendror dhe kryesor që siguron stabilitetin financiar të vendit dhe një prej detyrave të saj është edhe të parandalojë ose të mos lejojë zhvillimin e aktiviteteve mashtruese financiare.

Kjo gjë është përshtatur në legjislacionin e BSH-së, që pas rënies së kompanive piramidale dhe kaosit të shpërthyer në vitin 1997. Por në rastin e institucioneve të mikrofinancës, siç është edhe ai i “Fondit Besa”, duket se prej vitesh Banka e Shqipërisë toleron abuzimet e bëra në kurriz të klientëve.

Nuk mund të themi që është kapur komplet si institucion, pasi ajo do të cenonte në radhë të parë sigurinë kombëtare dhe stabilitetin maktro-ekonomik të vendit, por struktura të caktuara në Bankën e Shqipërisë deri tani, kanë heshtur përballë “Fondi Besa”.

Këtë e kemi të konfirmuar nëpërmjet disa zhvillimeve të kohëve të fundit, por sot “Priza.al” sjell edhe një fakt më tronditës, madje të treguar me dokumente, se si Banka e Shqipërisë ka favorizuar “Fondin Besa”.

Nëpërmjet një klienti të “Fondit Besa”, i cili kishte pasur probleme mbi një kredi të marrë pranë këtij institucioni, Banka e Shqipërisë ishte vënë në dijeni zyrtarisht për gjithë problematikën.

Por edhe pas informimit me dokumente, BSH-ja nuk ndërmori asnjë masë ndaj “Fondit Besa” madje mori guximin ti ktheje përgjigje ankuesit, duke e bërë përgjegjës për “parregullsinë në trajtimin e kredisë”.

No description available.

No description available.

(Letra e ankesës drejtuar departamenteve të BSH-së nga juristja Fatjona Male)

Dëshmia

Ka qenë juristi i ri nga Tirana, Edmond Kasmi, ai që pas problemit me kredinë që mori bashkëjetuesja e tij në “Fondin Besa” dhe pas gjithë andrallave që i nxorën oficerja e kredisë me noteren, duke i marrë edhe një pronë, vuri në dijeni në mënyrë zyrtare BSH-në.

Me anë të një letre zyrtare ku shpjegonte gjithë historinë e kredisë së marrë në “Fondit Besa” dhe problemet që kishte hasur dhe parregullsitë që zbuloi nga marrëdhënia me këtë institucion.

Në shkresën e përpiluar me detaje dhe me saktësi juridike drejtuar Departamentit të Mbikëqyrjes dhe kabinetit të Guvernatorit Gent Sejko, në lidhje me abuzimet e konstatuara në “Fondin Besa”, denoncuesi Kasmi, ka marrë brenda një kohe të shkurtër dy përgjigje.

Ai i ka deklaruar “Priza.al” se atij pas dërgimit të letrave në departamentet e BSH-së, i erdhën dy përgjigje të njëjta, në të cilat thuhej se “pas hulumtimeve të bëra nga departamentet përkatëse konstatohej se kredia e marrë në ‘Fondin Besa’ nuk kishte asnjë shkelje prej këtij institucioni”.

Por BSh-ja kishte theksuar në kthim-përgjigjen e saj zyrtare, se nga ana e klientit të “Fondit Besa” kishte pasur vonesa dhe neglizhenca (dokumenti).

No description available.

No description available.

(Kthimi i përgjigjes nga BSH-ja)

Pas kësaj juristi Kasmi dhe bashkëjetuesja e tij, që edhe kishte aplikuar për kredinë në “Fondin Besa”, bënë një kallëzim për “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, gjatë periudhës që juristja Fatjona Male po ankohej pranë zyrave të “Fondit Besa”, në lidhje me problematikën që kishte konstatuar dhe po kërkonte llogari për abuzimet, punonjës të zyrës i kishin thënë shprehimisht se: “atyre (Fondit) nuk u ‘hynte gjemb në këmbë’ me gjithë ankesat lartë e poshtë, pasi i kemi miq ata të Bankës së Shqipërisë, ndaj po mundoheni kot”.

Ndërkohë “Priza.al” ka mësuar se edhe në takimin e fundit që BSh-ja zhvilloi pikërisht për forcimin e rregullores për institucionet e mirkrofinancimit, nuk e përmendi shprehimisht rastin e “Fondit Besa” duke e favorizuar dhe justifikuar për shumë raste flagrante që shkojnë deri në vepra penale dhe me impakt të lartë në stabilitetin financiar.

Vijon… /Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *