Konsumatorëve po ju serviren ushqime të skaduara duke u shitur produktet të cilat duhet të ishin në koshat e mbeturinave dhe jo në rafte. Por me sa duket siguria nuk është më në fokusin e institucioneve që kryejnë kontrolle (AKU). Në datën 12.05.2022 në redaksinë e Priza.al kanë ardhur denoncime se në supermarketet e kryeqytetit konsumatorëve ju shiten produkte të skaduara.
Gazetarët tanë kanë shkuar aty ku qytetarët denoncuan dhe ka rezultuar se “Big market” ka në vitrina produkte të skaduara nga 1 ditë deri në 7 muaj.
Video:
Kjo faktohet nga kuponi i blerjes së produkteve ku është e shënuar data e blerjes dhe shënimi në produkt fakton se ka tejkaluar kohën për ta konsumuar.
Kofsha pule me datë skadencë 12.05.2022
Sallam të skaduar që në datën 07.04.2022
Kikirika të skaduara që prej muajit tetor të viti 2021
Këto produkte janë gjetur nga gazetarët e Priza.al në një kohë shumë të shkurtër dhe vëzhgimi të përciptë pasi punonjësit e Big market ishin mjaft vigjilent ndaj çdo telefoni apo kontrolli që klientët i bënin produkteve për të parë datat e skadencës.
Big Market operon në mënyre të tillë që markën e vet e vë në dispozicion të individëve të ndryshëm që kërkojnë të kryejnë aktivitet. Por në rastin konkret skandalin e bën me të rënde fakti se njëra nga pikat që është investiguar nga stafi yne, aksioner kryesor është vetë Vullnet Sinaj deputet i Partisë Socialiste
Priza.al i ka dërguar një imail zyrtar Kompanisë Big Market më datë 13.05.2022 në lidhje me këtë kërcënim serioz të sigurisë ushqimore por deri në publikimin e këtij artikulli asnjë përgjigje nuk është dhënë nga kjo kompani. E cila humbjet e saja në produktet e skaduara ia faturon konsumatorëve duke i rrezikuar shëndetin.
Një tjetër problem i evidentuar nga gazetarët është edhe manipulimi me çmimet e shportës. Kështu në faqen ëeb të Big market ka të publikuara çmime që nuk përputhen me çmimet që realisht shiten produktet në supermarkete.
Djath bebe Happy Cow në web kushton 110 lekë ndërsa fizikisht në Big Market e gjen me 220 lekë
Orizi gold në web kushton 155 lekë ndërsa fizikisht e gjen në dyqanet e big market me 180 lekë
Vaj floriol në web kushton 220 lekë ndërsa në raftin e ofertave, fizikisht e gjen me 380 lekë
Në email, Priza.al i kërkoi informacion edhe në lidhje me këtë ndryshim drastik të çmimeve që në dukje është spekulante por as për këtë pyetje nuk morëm përgjigje. E vetmja masë që mori kompania Big market është duke e nxjerr faqen e saj të internetit jashtë funksioni.
Në 6 qershor të viti 2019 qeveria ka shtrënguar masat sa i takon mashtrimeve dhe shkeljeve të sigurisë ushqimore. Komisioni i veprimtarive prodhuese miratoi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat konsiderojnë si krime shitjen e ushqimeve të skaduara Për herë të parë dënime penale me burg do të ketë për ata që fusin në cilindo segment të tregut, që nga importi apo prodhimi, e deri tek shitja e mallrave ushqimore me të dhëna që nuk i korrespondojnë përmbajtjes, origjinës sasisë apo cilësisë së deklaruar. Dënimi me tre vjet burg përfshin edhe paraqitjen e të dhënave të rreme në etiketën e produkteve ushqimore dhe që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Dënimi varion nga 3 vite deri në 15 vite burg për shkelësit.
Mesa duket vendimi i qeverisë së Edi Ramës për të ndëshkuar rëndë shkelësit me sigurinë e konsumatorëve nuk prek deputetin e Edi Rames, Vullnet Sinen. Nuk është hera e parë që BIG-Market kapët në flagrancë nga mediat apo nga qytetarë të ndryshëm, e megjithatë vijon aktivitetin pa asnjë lloj penalizimi dhe pa përmirësuar asgjë në raport të sigurisë së konsumatorit.
Ditët në vijim, priza.al, abc24.al dhe gazetari.al pjesë e Illyridium Media Group do vijojë me paraqitjen e fakteve se si tentakulat e Vullnet Sinajt bllokojnë AKU të kryejnë detyrën dhe gjithashtu dhe të tjera rrjete supermaketësh të cilët janë kapur nga gazetarët tanë me produkte të skaduara.
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*