Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës dhe 45 të tjerë u plagosën. Autobusi që po lëvizte në linjën Frankfurt-Prishtinë kishte rreth 67 udhëtarë. 15 prej të plagosurve janë futur në operacion, ndërkohë gjendja më kritike tek 3 të plagosur që ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Viktima më e re në këtë aksident tragjik është një 18-vjeçar.
Shoferi i cili shkaktoi aksidentin është identifikuar si Dukagjin Lyta. Mësohet se ai ndodhet në spital.
Naser Sylmetaj është shoferi i cili ka humbur jetën, i cili kishte qenë në timon 30 minuta përpara aksidentit fatal.
Por cili është fajtori për këtë tragjedi të rëndë? Pas investigimit, ‘Priza.al’ siguroi itinerarin që ka bërë autobusi i linjës. Udhëtimi i cili zgjat rreth 19 orë ka pasur vetëm dy shoferë të cilët kanë qenë aq të lodhur pa pasur mundësinë të çlodhen nga rruga e gjatë.
Për të kursyer para, kompania turistike “Deva Tours” nga Gjakova ka nisur vetëm dy shoferë nga 3 të cilët duhet të ishin minimalisht. Agjencitë turistike po i nisin autobusat me 1 shofer dhe duke ecur gjithë natën për në Lefkadha dhe Zakynthos vetëm për mos të paguar shoferë ekstra. Por sipas rregullave një shofer duhet të ngas makinën deri në 8 orë në ditë dhe një ditë në javë maksimumi deri në 10, me pauza të shkurtra. Mësohet se shoferët paguheshin vetëm 200 euro për një rrugë. Agjencitë vendosin në rrezik jetët tona vetëm për të mos harxhuar. Duke dëshiruar vetëm përfitime dhe për të mos ofruar kushte më të mira, ata marrin në ‘qafë’ jetë të pafajshme njerëzish.
/Priza.al/