Mesazhe të reja kanë dalë në skenë nga punonjës të D & ACO SHPK, që i shkruanin studentes.
Në këto mesazhe implikohet dhe kompania e mikrokredive ‘IUTECREDIT ALBANIA’ sipas punonjëses. Zyrat e tyre paguhen për të rrjepur qytetarët. Në një mesazh të drejtuar Danjela.S ajo i shkruan se kredinë e telefonit duhet ta mbylli sa më shpejt, ndonëse kësti ka shkuar deri në 3 mijë euro.
Punonjësia Blerta kërcënon studenten se do të dërgojë kërkesë nga përmbarimi për t’i bllokuar pagën.
“Danjela duhet të mundohesh ta mbyllësh sa më shpejt, sepse një ditë i teket IUTES të më thotë mua me këste e mbaja vetë. Nuk paguaj zyrën tuaj. Dërgoje për bllokim, ndaj përpiqu ta heqësh sa më shpejt”, shkruan Blerta punonjës e D & ACO SHPK.
Një javë më parë në redaksinë e Priza.al mbërriti një denoncim i një skeme të gjerë mashtrimi, e cila realizohet në dyert e kompanisë ‘IUTECREDIT ALBANIA SH.A’, e cila i shet dosjet e saj tek ‘D & ACO SHPK’ filial mikrokredie. Illyridium Media Grup duke marrë shkas nga ankesa të mbërritura në redaksinë tonë, vendosi të publikojë pjesën e dytë të dokumenteve dhe bisedave private se si në “sy” të shtetit, Danjela. S po vidhet dhe shantazhohet nga punonjësja e filialit të mikrokredisë, D & ACO SHPK me administrator Admir Tërshalla.
Danjela. S ka denoncuar makthin që është duke përjetuar pasi është bërë pjesë e një skeme zhvatje e kërcënimi, e cila e gjendur në statusin e debitores i është kontaktuar se shuma që duhet të paguajë për smartphonin që ka marrë pranë ‘IUTECREDIT ALBANIA SH.A’ është trefishuar nën kushtet që banka e re ju dikton sipas dëshirës.
Kredia është marrë në janar të vitit 2021 dhe Daniela. S kërcënohet për bllokim page.
Danjela. S ka rrëfen se punonjësja e mikrokredisë ‘D & ACO SHPK’ me emrin Blerta e përndjek në çdo orar debitoren Danjela S. E cila tregon mesazhet e vazhdueshme kërcënimet dhe ofendon se çështja e pagesës do kalojë në gjykatë.
“Danjela nuk tallesh dot me mua, as ti as askush. Për 20 minuta dua pagesën 50.000 lek. Lëre mos e paguaj më, do kalojë tani për në gjykatë”, shkruan Blerta punonjës e D & ACO SHPK.
Por jo vetëm me numrin e saj, punonjësja e merr dhe me numra të tjerë që pretendon se janë të drejtorit
Danjela: Sapo më mori një numër 0694060977
Blerta: Është numri i drejtorit tim. Duan ta heqin ofertën sepse ke shkelur afatin
Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Danjelës, punonjësja e D & ACO SHPK tregohet akoma dhe me tepër misterioze në lidhje me çështjen e pagesës, pasi nuk i jep shpjegime se çfarë po ndodh rreth saj dhe familjes.
E frikësuar se çështja e pagesës do të prekë dhe familjarët, Danjela. S i shkruan punonjëses Blerta nëse kjo e fundit ka telefonuar babain e saj.
Danjela: A kanë marrë në telefon babain tim?
Blerta: Danjela nuk të tregojmë se si e procedojmë punën tonë. Kam 100 punë për të bërë, nuk jam kontrollor që të kontrolloj telefonatat. Bëj pagesën se na lodhe…
Në pamundësi për të paguar të gjitha lekët, Danjela. S i kërkon shtyrje të afatit
“Ti s’do ta paguash as sot as kurrë atë detyrim por dije se do ta ndjek personalisht rastin tënd”, shkruan Blerta punonjës e D & ACO SHPK.
Qytetarja shprehet se ka kaluar një periudhë shumë stresante dhe depresioni sepse i është dashur të punoj vetëm për t’i dhënë lekë Blertës, ku kjo e fundit e ‘kërcënon’ mos të shkojë në punë nëse nuk kryen pagesat.
“Ok po pres dhe sot deri në orën 12:00. Mos hyrë në punë pa bërë pagesën. Sot është dita e fundit që ju pres”, shkruan Blerta punonjës e D & ACO SHPK.
Rasti i qytetares është një paralajmërim dhe ‘kërcënim’ për këdo që në vështirësi ekonomike të gjej zgjidhje pranë ‘IUTE CREDIT’, duke u shitur dosjet tek ‘D & ACO SHPK’ e cila po grabit qytetarët.
“Iute Credit” në Kosovë u ndalua publikisht nga autoriteti i Bankës Qendrore të Kosovës. I njëjti pronar është atje, “Iutecredit Europe”. I njëjti grup estonez edhe këtu. Përse Banka e Shqipërisë hesht?
Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës mori një vendim drastik kur mbylli dy institucione financiare mikrokredie “Iute Credit” Kosovë dhe “Monego”.
Këtë vendim Banka Qendrore e Kosovës e njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për median. Guvernatori i BQK tregoi për opinionin publik se po mbyllnin dy kompani mikrokrediti që kishin aplikuar norma tepër të larta interesi në kredi dhe jashtë çdo standardit të lejuar. Guvernatori njoftoi popullatën e Kosovës se “Normat shumëfish të interesit që kishin aplikuar këto dy kompani në kredi ishin jashtë çdo standarti” dhe “këto dy kompani jo vetëm kanë rrezikuar interesat e huamarrësve kosovarë por kanë paraqitur rrezik dhe për stabilitetin financiar në vend”. Guvernatori i BQK tha publikisht se “BQK nuk do të lejojë asnjëherë që kompani të tilla mikrokrediti që nuk zbatojnë kërkesat rregullative dhe ligjore të vendit dhe të cilat shfrytëzojnë kushtet e vështira financiare në të cilat gjendet një pjesë e popullsisë, duke sjellë shërbime që e varfërojnë dhe e vështirësojnë më tepër jetesën e tyre, të lejohet të vazhdojnë aktivitetin”.
Por në Shqipëri, që institucionet e njëjta bëjnë “kërdinë”, kush po i kontrollon?!
Guvernatori Sejko hesht dhe vazhdon të na tregojë se është bërë ortak me to. “Iutecredit Albania” në Shqipëri me nipt L42011023U, me aksionar “AS IuteCredit Europe”, drejtohet nga Akan Ajdini (ish bankier i BKT) që me manovra financiare të nëjta kanë zhvilluar të njëjtin aktivitet në kurriz të popullatës këtu. Estonezët Tarmo Sild, Allar Niinepuu dhe Kristel Kurvits, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Iutecredit Albania” drejtojnë operacionet e mikrokreditit nga Estonia në Shqipëri duke u ndihmuar nga shqiptarë që nuk i kontrollon asnjë institucion.
Për më tepër, Banka e Shqipërisë. Para disa muajsh, estonenzët e “Iutecredit Albania” që kishin në pronësi 100% të kompanisë “Final” sh.p.k me nipt K81311012P, një tjetër shoqëri mikrokrediti, ia shitën aksionet e tyre 1 miliard lekë një shqiptari nga Tirana me begraund negativ përballë institucioneve shqiptare. Arben Meskuti, pronari i ri i mikrokredi “Final” shpk, individ me problem me drejtësinë, pasi është ndaluar nga Ministria e Drejtësisë të ushtrojë profesionin e avokatit dhe përmbaruesit, po drejton të njëjtën skemë financiare me norma interesi kredie jashtë çdo standardi, njësoj si Shpend Maxhera në Kosovë dhe Akan Ajdini në Shqipëri.
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*
https://www.priza.al/2022/09/12/punonjesja-d-aco-shpk-i-kerkon-3000-e-studentes-per-nje-telefon-perndjekje-dhe-mallkimet-e-blertes-gjalle-a-vdekur-ne-oren-4-dua-pagesen/