INVESTIGIM/ Kastriot Gurra i Librazhdit “vjedh” lodrat e fëmijëve, faturon 35 milionë këndin që vlen 4750 euro (Dokumentet)

Nga: Ledion Qoshku

Një tjetër skandal edhe më banal është investiguar dhe faktuar nga redaksia e Priza.al në Bashkinë e qytetit Librazhd.  Është sërish Bashkia Librazhd qe nuk lë tender pa manipuluar çmimet dhe shkelur barazinë në tendera. Kësaj here faktet janë edhe më kokëforta se asnjëherë tjetër duke implikuar direkt titullarin e bashkisë Kastriot Gurra dhe sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë Bajram Pishkashi.

Në muajin nëntor te vitit 2022, Bashkia vendos të zhvillojë një tender për blerje mallrash, lodra fëmijësh për parkun e qytetit. Tenderi mban numrin e referencës 48944-11-07-2022 me fond limit afërisht 40 milionë lekë (të vjetra) me t.v.sh dhe fitohet nga firma Sark shpk për afërsisht 35 milionë lekë (të vjetra) me t.v.sh. Deri këtu çdo gjë është në rregull por kur futesh brenda tenderit dhe analizon në detaje preventivin për lodrat e plastikës që do blihen nëpërmjet këtij tenderi është për të vënë duart në kokë.

Tenderi me të cilin u blenë lodrat e parkut
Parku dhe lodrat të cilat u blenë me anë të tenderit
Parku dhe lodrat të cilat u blenë me anë të tenderit
Parku dhe lodrat të cilat u blenë me anë të tenderit

 

Për këto lodra sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Librazhd me grupin e tij të punës ka miratuar një fond limit plot 40 milionë lekë (të vjetra) duke tejkaluar çdo limit të logjikës së kostos normale të kësaj vlere malli. Sesi ka arritur në përllogaritjen e këtij fondi limit sekretari Pishkashi, kjo nuk bëhet transparente nga Bashkia, pasi gazetari Ledion Qoshku ka bërë një kërkesë për informacion në Bashki, lidhur me mënyrën sesi grupi i punës ka bërë përllogaritjen e fondit limit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje edhe pse ligji detyron çdo institucion shtetëror të informojë dhe të jetë transparent me dokumentacionin.

Kërkesa për informacion drejtuar Bashkisë Librazhd lidhur me këtë tender

Teksa çdokujt i lind dyshimi se çmimet janë fryrë, paracaktuar dhe manipuluar për këto mallra redaksia e Priza.al ka shkuar më tej duke kërkuar një profaturë nga Uka shpk, firma që është nënkontraktuar nga firma fituese për të blerë lodrat dhe për t’i montuar ato. Dhe nuhatja jonë nuk zhgënjen pasi çmimi final që firma Uka ofron për këto mallra lodra nuk i kalon 4750€ Me t.v.sh, bashkë me transportin dhe montimin në park. Në bisedë me gazetarin Ledion Qoshku firma konfirmon se ka qenë ajo që ka montuar lodrat në qytetin e Librazhdit madje ka shpërndarë dhe foto në faqen e saj në rrjetin social Instagram Meta gjatë montimit të lodrave.

Biseda e gazetarit me kompaninë fituese të tenderit, ku tregohet çmimi real i lodrave të blera (Fotot ilustruese të lodrave janë marrë nga specifikimet teknike që specialistët e bashkisë kanë bashkangjitur në dokumentacionin në tender)
Biseda e gazetarit me kompaninë fituese të tenderit, ku tregohet çmimi real i lodrave të blera (Fotot ilustruese të lodrave janë marrë nga specifikimet teknike që specialistët e bashkisë kanë bashkangjitur në dokumentacionin në tender.)
Fotot ilustruese të lodrave të marra nga specifikimet teknike që specialistët e bashkisë kanë bashkangjitur në dokumentacionin në tender
Fotot ilustruese të lodrave të marra nga specifikimet teknike që specialistët e bashkisë kanë bashkangjitur në dokumentacionin në tender
Fotot ilustruese të lodrave të marra nga specifikimet teknike që specialistët e bashkisë kanë bashkangjitur në dokumentacionin në tender
Postimet e UKA shpk që tregojnë punën e bërë
Postimet e UKA shpk që tregojnë punën e bërë
Postimet e UKA shpk që tregojnë punën e bërë

Profatura e këtyre mallrave për vetëm 4750€, kosto totale, e siguruar nga gazetari tek firma Uka, e njëjta firmë që ka sjellë lodrat, fakton dhe kap mat Bashkinë Librazhd se ka fryrë artificialisht çmimet e mallrave pa bërë studimin e tregut për këto mallra por duke vendosur për çmime reference për këto mallra çmime disafish më të larta. Provat dhe faktet janë të pakundërshtueshme dhe institucioni i Prokurorisë nuk mund të bëjë asnjë sy qorr përpara këtyre provave që tregojnë qartazi se Bashkia Librazhd ka shkelur nenin 258-25, shkelje e barazisë në tender dhe manipulimi i çmimeve të mallrave në tender. Për gazetarin Qoshku nuk është hera e parë që e kap me ‘presh në duar’ Bashkinë e Librazhdit pasi disa muaj më herët ka gjetur fryrje çmimesh në blerjen e një fuoristrade të vitit 1997 për plot 17 milionë lekë po nga Bashkia Librazhd. Pritet që në ditët në vijim redaksia e Priza.al të bëjë dhe një kallëzim në SPAK për shkelje të nenit 258-25 të kodit penal të Republikës së Shqipërisë “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Profatura e UKA shpk lidhur me çmimin e lodrave

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *