INVESTIGIM/ Klod Allajbeu dhe kushëriri i Petrit Vasilit me kompani në offshoret britanike. Opozitari ironik, i zhytur në lekë publike

Lidhjet e biznesit me qeverinë janë një rrjetë e madhe që lidh interesa dhe qarkullim të lart parash dhe në këto kushte patjetër që i vetmi zë kritik mbetet opozita. Por konkretisht as opozita nuk ka zë sepse është kapur nga fyti duke lyer “gishtat” në korrupsion. Dhe më konkretisht është nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me një Cv si ish-Ministër i Shëndetësisë. Ai ka hapur një kompani dhe kanë marr në total 523 tendera në shëndetësi, me flamur të kuq dhe në mënyrë flagrante favorizimi nëpërmjet konfliktit të interesi.

Në shtator 2020, oligarku i shëndetësisë Klodian Allajbeu ka hapur një kompani në offshoret e Britanisë së Madhe duke caktuar drejtues Rasim Hamzaraj dhe familjarët e tij, i cili është djali i dajës së deputetit Petrit Vasilit. Rasim Hamzaraj është administrator dhe aksioner (gruaja e vet Monika Hamzaraj) i kompanisë “Megapharma” që ka marrë qindra miliona euro nga paratë publike me tendera të parregullt, e cila po falimenton shëndetësinë publike duke rënduar ekonominë e shqiptarëve.

Prej disa vitesh sistemi shëndetësor po grabit xhepat e familjeve shqiptare dhe shpeshherë debati për përgjegjësinë qëllimisht vendoset tek mjekët kur në fakt përgjegjësia është e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanive që marrin tenderat për ilaçet dhe pajisje që faktikisht mungojnë nëpër spitale.

Para disa muajsh tek onkologjiku mungonin ilaçet për kancerin, para disa javësh në media u publikua lajmi për foshnjën që u infektua me AIDS (SIDA) tek pediatria në QSUNT dhe kalvari i vuajtjeve në kurriz të qytetarëve shqiptarë vazhdon pa fund. Qeveria ndërton mure dhe spitale fasada pa fund, por përsëri shqiptarët janë njerëzit që paguajnë më shumë për shëndetësinë në Europë sipas raportit të Bankës Botërore.

Por degradimin e shëndetësisë e sjell mania grykëse e  politikanëve të kuvendit të cilët nëpërmjet biznesmenëve qarkullojnë jo qindra por miliona euro. Një ndër personat që ka dominuar sektorin e shëndetësisë nëpërmjet tenderave, koncesioneve dhe spitaleve private është Klodian Allajbeu.

I etiketuar shpesh si oligarku i shëndetësisë, Klodian Allajbeu zotëron Spitalin Amerikan dhe degët e tij, si dhe spitalin Hygeia. Nga kërkimet rezulton se Klodian Allajbeu ka hapur një firmë në offshoret e Britanisë së Madhe, kompania “Cambridge Sustainable Landscaping” ltd e cila në fillim nuk ka patur shumë kapital financiar.

Në janar 2022, Allajbeu cakton drejtor të kompanisë Rasim Hamzaraj, kompani e cila për vitin 2022 ka shtuar pasuritë e patundshme me vlerë rreth 695 mijë paund ose 800 mijë euro.

Ekstraktet e themelimit të kompanisë në Angli "Cambridge Sustainable Landscaping" ltd, e cila është në pronësi të Klodian Allajbeut.

Ekstraktet e themelimit të kompanisë në Angli "Cambridge Sustainable Landscaping" ltd, e cila është në pronësi të Klodian Allajbeut.

 

Ekstraktet e themelimit të kompanisë në Angli "Cambridge Sustainable Landscaping" ltd, e cila është në pronësi të Klodian Allajbeut.
Ekstraktet e themelimit të kompanisë në Angli “Cambridge Sustainable Landscaping” ltd, e cila është në pronësi të Klodian Allajbeut.
Të ardhura te kompanisë për vitin 2021 dhe 2022
Të ardhura te kompanisë për vitin 2021 dhe 2022

Të ardhura te kompanisë për vitin 2021 dhe 2022 ku bien në sy të pasuritë e paluajtshme me vlerë 694 mijë paund ose 800 mijë euro të kompanisë “Cambridge Sustainable Landscaping” ltd, e cila është në pronësi të Klodian Allajbeu.

Rasim Hamzaraj caktohet drejtor te kompania "Cambridge Sustainable Landscaping" ltd, e cila është në zotërim të Klodian Allajbeut.
Rasim Hamzaraj caktohet drejtor te kompania “Cambridge Sustainable Landscaping” ltd, e cila është në zotërim të Klodian Allajbeut.

Deri në 19 maj 2021 Rasim Hamzaraj ka qenë administrator i kompanisë “Megapharma” dhe aktualisht gruaja e tij është aksionere tek kjo kompani me 50% të aksioneve.

Skandali në këtë rast nuk është me sasinë e parave, por me personin që punon për kompaninë që zotëron Klodian Allajbeu.

Rasim Hamzaraj është administratori i kompanisë “Megapharma” në Shqipëri, aksionere e së cilës rezulton edhe gruaja e tija Monika Hamzaraj.

Rasim Hamzaraj është djali i dajes së nënkryetarit të Partisë së Lirisë Petrit Vasili.

Problemi i parë është fakti se kompania “Megapharma” ka marrë mbi 523 tendera në shëndetësi me flamur të kuq, të cilët janë dyshime të forta për korrupsion të vendosura nga Open Data. Midis qindra tenderave shumica janë pa garë, një pjesë e konkurrentëve janë skualifikuar nga Ministria e Shëndetësisë ose nga spitalet duke zbuluar qartësisht se kjo kompani është favorizuar për lidhjen e saj me Petrit Vasilin. Vlerat e këtyrë tenderave është rreth 10 milionë euro duke qenë gjithmonë nën hije nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe institucionet ligj zbatuese në vend.

Institucionet që ka marrë më shumë tendera kompania “Megapharma”. Kryeson QSUNT e ndjekur nga Ministria e Shëndetësisë

Pse ka shkelur ligjin ish-ministri dhe deputeti Petrit Vasili

Petrit Vasili ka qenë ministër i Shëndetësisë gjatë viteve 2009-2012 ndërkohë kjo kompani ka marrë tendera duke qenë në konflikt interesi pasi rezulton aksioner dhe administrator i kompanisë kushuriri i vet Rasim Hamzaraj.

Sikur të mos mjaftonte kushëriri, në skenë del oligarku i Klodian Allajbeu që ka hapur kompaninë në Angli duke krijuar dyshime për lidhje me nënkryetarin e PL-së Petrit Vasili. Deputeti i PL-së ka akuzuar qeverinë për abuzimet me fondet, por asnjëherë nuk lakon emrin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu apo kompanitë që marrin tendera për ilaçe dhe që kanë braktisur doktorët dhe pacientët në mëshirë të privatit.

Gazetarët investigativ të Priza.al zbuluan se kompania “Megapharma” ka marrë shumë tendera të tjera, ku vetëm 3 tenderat e fundit  kapin vlerën e 5 milionë eurove.

3 tenderat e fundit që Petrit Vasili dhe Allajbeu kanë marr në bashkëpunim

Një nga këta tenderat është fituar nga QSUNT me vlerë 670 milionë lekë të vjetra tetorin e kaluar ku “Megapharma” ka garuar e vetme duke fituar automatikisht fondin publik. E njëjta gjë ka ndodhur me tenderin me vlerë rreth 2 milionë euro  për të njëjtin  produkt të fituar nga QSUNT në 25 tetor 2022.

Tenderi i fituar pa garë nga QSUNT me vlerë 2 miliardë lekë të vjetra prej kompanisë “Megapharma”

Në këtë tender nuk ka patur konkurrentë duke ngritur dyshime të forta për korrupsion pasi produkti që do sigurojë kompania nuk është ekskluziv ose e drejtë vetëm e kompanisë “Megapharma”.

Tenderi tjetër lidhet me flakon për hollues dhe është fituar me ofertë 3 miliardë lekë të vjetra nga Ministria e Shëndetësisë. Në këtë rast Ministria e Ogerta Manastirliut ka skualifikuar operatorët pasi kemi patur shkelje të rregullave pasi një person ka rezultuar aksioner dhe administrator në dy kompani të ndryshme që merrnin pjesë në tender.

Tenderi i fituar pa garë nga QSUNT me vlerë 2 miliardë lekë të vjetra prej kompanisë “Megapharma”
Tenderi i fituar pa garë nga QSUNT me vlerë 2 miliardë lekë të vjetra prej kompanisë “Megapharma”

Aq trash dhe amatoreske është luajtur skualifikimi duke i dhuruar automatikisht tenderin kompanisë “Megapharma”, duke treguar hapur shenjat e një tenderi të paracaktuar.

Tenderi i fituar nga “Megapharma” me vlerë 3 miliardë lekë të vjetra nga Ministria e Shëndetësisë ku janë skualifikuar kompanitë pasi kanë bërë një gabim amator. Shenja për tender me fitues të paracaktuar.

Çfarë janë skemat offshore që deputeti ka përdorur me kompaninë e Allajbeut por me administrator djalin e dajës së Petrit Vasilit

Kjo skemë përdoret nga  kompani sekrete për të lëvizur paratë dhe asetet janë mënyra e përsosur për të fshehur të ardhurat e kriminalitetit.

Boshllëqet në ligj gjithashtu u lejojnë njerëzve që të shmangin ligjërisht pagimin e disa taksave duke i transferuar paratë e tyre ose duke krijuar kompani në këto vende, ndonjëherë të quajtura parajsa fiskale. Edhe pse nuk është ilegale, shpesh shihet si joetike./Priza.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *