INVESTIGIM/ Nuk mjafton ‘Rruga e Arbrit’, Rrok Gjoka i ‘zhvat’ qeverisë dhe ARRSH-së edhe 5.5 miliardë shtesë për ‘Kardhiq-Delvinë’  

Kompania “kampione” e ndërtimit të rrugëve kombëtare në vendin tonë “Gjoka Konstruksion”, e cila është e preferuara e qeverisë dhe agjencive në vartësi të saj për dhënie tenderash me vlera kolosale, së fundi ka bërë edhe një tjetër ‘gol’.

Kjo kompani bashkë me një nënkontraktor të sajin të njohur si “COBIAL”, ka arritur të marrë prej Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), dhe prej drejtorit të saj Ergys Verdho, një tjetër super-shtesë parash për aksin që nuk ka fund “Kardhiq Delvinë”.

No photo description available.

Por duket se “Gjoka” edhe pse nuk ka përfunduar asnjë prej projekteve të nisura në rrugët strategjike, e ka “grurë” me qeverinë dhe ARRSH-në, e cila ka dhënë aq shumë tendera sa nuk i mban mend se sa para ka kaluar nëpër duar për t’ia “dhuruar” fituesve të paracaktuar.

Dhe njëri prej tyre duket se është vetë Rrok Gjoka, pronari i kompanisë “GJOKA KONSTRUKSION”. Kjo kompani rezulton të ketë marrë para pa fund nga qeveria dhe ministritë e saj, kryesisht për ndërtime veprash infrastrukturore.

No photo description available.

“Gjoka” me tenderë pa fund

Nëse hulumtojmë të dhënat e publikuara së fundi në faqet e agjencive zyrtare, shikohet se, vetëm në 7 vitet e fundit kjo kompani ka përfituar mbi 43 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Mirëpo duket se asgjë nuk ka mbaruar, pasi vetëm Ergys Verdho i ARRSH-së, sapo i ka dhënë edhe rreth 4.5 milionë euro të tjera.

Bëhet fjalë për projektin e rrugës “Kardhiq-Delvinë”, për të cilën Rrok Gjoka ka përfituar këtë shifër si shtesë punimesh.

No photo description available.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference “REF-91904-03-30-2021” dhe me objekt “Ndërtim rruga Kardhiq-Delvinë, Loti 4 (shtesë punimesh)”, ku edhe në këtë rast “Gjoka konstruksion” ka “përlarë” një goxha llokmë.

Shikohet se vlera shtesë që ARRSH ka vendosur t’i japë firmës “GJOKA KONSTRUKSION” është 465,122,013 lekë (të reja) pa TVSH, ose rreth 4.5 milionë euro nëse llogarisim edhe vlerën e TVSH.

No description available.

No description available.

 

“Kardhiq-Delvinë” një tjetër “gropë” në financat e shtetit

Rruga Kardhiq-Delvinë e nisur që në kohën e qeverisë “Berisha”, ka vijuar me ritmin e “breshkës” në ndërtimin e saj, ku edhe sot megjithëse është thënë se është drejt përfundimit, vrojtimet në terren tregojnë se kompanitë ndërtuese janë ende larg fundit.

Por sa ka qenë kosto e këtij projekti? Bazuar në kontratën me numër 6706/6 dt. 24.09.2018 mes ARRSH dhe Kompanive “GJOKA KONSTRUKSION + COBIAL”, vlera e tenderit paraprak para shtesës ka qenë 2.831.547.730 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 28 milionë euro me TVSH.

Afati i punimeve sipas kësaj kontrate ka qenë për një periudhë 2-vjeçare nga data 25.09.18 deri më datë 24.09.20.

Mirëpo jo vetëm që afatet nuk janë respektuar, por janë kërkuar edhe 4.5 milionë euro të tjera shtesë, duke e çuar në total këtë kosto në rreth 33 milionë euro deri tani.

No description available.

Duke pasur parasysh që loti nr. 4 është i gjatë vetëm 6 km, i bie që kosto për kilometër deri tani të dalë rreth 5.5 milionë euro/km. Ky projekt, bashkë me atë të “Rrugës së Arbrit”, apo edhe atë të unazës së re të Tiranës, janë tre ndër projektet më të kushtueshme të infrastrukturës në Shqipëri, dhe kanë kaluar për nga vlera e kilometrit edhe “Rrugën e Kombit”, vepra më madhore infrastukturore e ndërtuar deri më sot në Shqipëri.

Por ajo që është edhe më paradoksale në këtë çështje, nuk është vetëm rritja në vlera marramendëse e kostos për 1 kilometër, por se të dy projektet si atë të “Rrugës së Arbrit” ashtu dhe atë “Kardhiq-Delvinë” i ka e njëjta kompani e cila ka disa vite që po punon me të dy, por përveç shtesave shumëmilionëshe që i akordohen, përfundimi i veprave është ende shumë larg.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

Vijon…/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *