Shqipëria është kthyer prej shumë vitesh në një “parajsë” të produkteve jo cilësore, atyre false, por edhe atyre produkteve që nën etiketën apo markën e një kompanie të njohur, falsifikohet në vend dhe shitet për origjinale.
Një situatë e ngjashme po ndodh vitit e fundit edhe me gomat e automjeteve, të cilat po futen me shumicë në vend si goma të përdorura për t’u ricikluar në industrinë përpunuese, por që pas riveshjeve në Shqipëri, shiten për të reja me çmime mjaftë të kripura.
Prej disa numrash “Priza.al” ka nisur që të trajtojë këtë fenomen mjaftë shqetësues, që kohët e fundit ka marrë përmasa të frikshme në vend duke dëmtuar jo vetëm automjetet dhe xhepat tanë, por edhe direkt sigurinë tonë në timon.
Persona të caktuar me mbështetje edhe politike, prej disa vitesh po fusin në sasi të mëdha në vend në formë kontrabande por edhe me pretendimin e riciklimit goma të përdorura automjetesh.
Por kjo tregti arriti kulmin vitin e kaluar, më 2020-ën, kur pik-kalimet kufitare u mbyllën për qytetarët nga pandemia, në një kohë që kontrabanda valoi e pa shqetësuar duke mbushur herë pas here edhe xhepat e doganierëve me para.
Nga një vëzhgim që “Priza.al” ka bërë nëpër pikat e tregtimit apo riparimit të gomave në Tiranë, kudo shikon të tregtohen goma të përdorura për automjetet dhe tok me to edhe goma të reja.
Por për këto të fundit as vetë gomistët, apo tregtuesit nuk japin asnjë lloj garancie, edhe pse ato janë të pajisura me nga një stampë dhe për vendosjen e tyre çdo shofer pajiset me kupon tatimor në fund.
Rreziku nga gomat e përdoruara të shitura për të reja
Gomat kanë një rëndësi parësore për makinën tonë. Rëndësia e tyre është e dyfishtë: së pari janë element themelor i drejtpërdrejtë i sigurisë sonë (dhe të makinës) dhe së dyti, në varësi të përmasave dhe përshtatjes me makinën sipas nevojave tona, ato ndikojnë jo pak në sjelljen e makinës gjatë ecjes.
Më konkretisht, në lidhje me pikën e parë, nuk do ta përsërisim kurrë sa duhet, se gomat janë gjysma e sigurisë së makinës dhe shpesh në Shqipëri, vërtet të nënvlerësuara. Në vendin tonë ka kohë që lulëzojnë shitës të paautorizuar gomash, kryesisht të përdorura.
Nga një verifikim i bërë nga “Priza.al”, shumica e tyre shesin goma të konsumuara nga km e kryer ose nga koha. Por situata më tronditëse është se edhe gomat në dukje të reja, në fakt janë vetëm të riveshura dhe konsumi i tyre është më i shpejtë se zakonisht.
Në shumicën e rasteve por dhe dëshmive të mbledhura nga shoferë taksish apo automjetesh private, kemi mësuar se gomat që blihen për të reja dhe që pretendohet se një pjesë futen në Shqipëri nga vendet e lindjes, në fakt janë goma të riveshura këtu në vendin tonë.
Ato zakonisht nuk shkojnë më shumë se 1 vit në konsum, në varësi të kilometrave, por pas disa muajsh ato deformohen dhe bëhen me gunga edhe pse janë blerë të “reja”.
Kjo sjell anomali në drejtimin e automjetit, por edhe bën që goma të çahet në rastin më të mirë, ose të bëjë skopjim gjatë shpejtësisë.
Problemet me shitjen e gomave të përdorura
Problemi është ky: Gomat e përdorura nuk i nënshtrohen asnjë lloj standardi ligjor, dhe procesi i grumbullimit, inspektimit dhe ri-vendosjes së gomave të përdorura në treg varion mjaft gjerësisht.
Disa shitës të gomave të përdorur janë ekspertë të kujdesshëm që inspektojnë nga afër inventarin e tyre për t’u siguruar që gomat e tyre të jenë të sigurta. Por shumë të tjerë nuk janë kaq të kujdesshëm.
Çështja nuk është përmirësuar me kalimin e kohës. Vetëm pak vite më parë, Shoqata e Prodhuesve të Gome testoi tregun e përdorur të gomave në Teksas duke blerë një numër gomat nga dyqanet e gomave të përdorura.
Shumica dërrmuese ishin të pasigurta në një farë mënyre, qoftë thjesht të lodhur, duke treguar dëme të dukshme ose riparuar në mënyrë të pahijshme.
Për të luftuar problemin, Shoqata e Prodhuesve të Gomës dhe Shoqata e Industrisë Tyre kanë hedhur së fundmi mbështetjen e tyre për përpjekjet në Teksas dhe Florida për të ndaluar shitjen e gomave të pasigurta të përdorura dhe në këtë kohë duket sikur të dy faturat e shtetit do të bëhen lehtësisht ligji.
Çfarë parashikon ligji për riciklimin e gomave
Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për menaxhimin e gomave të përdorura dhe mbetjet e tyre në vitin 2016.
Me këtë vendim, për herë të parë rregullohet nga Ministria e Mjedisit skema e ciklit që gomat e përdorura si mbetje duhet të ndjekin deri në fund të jetës së tyre. Vendimi rregullon vetëm ciklin e gomave të përdorura dhe mbetjeve të tyre që janë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i këtij vendimi është jo vetëm plotësimi i kuadrit ligjor në fushën e menaxhimit të mbetjeve, si detyrim i nenit 41, të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, por edhe përcaktimi i rregullave dhe procedurave për menaxhimin e gomave të përdorura dhe mbetjeve të tyre.
Menaxhimi i mbetjeve nga gomat e përdorura nënkupton rregullat dhe kriteret që përfshijnë mbledhjen/grumbullimin, transportimin, ruajtjen/magazinimin dhe trajtimin e gomave të përdorura në mënyrë të tillë që të sigurohet mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe e mjedisit.
Ky vendim zbatohet për mbetjet e gomave të përdorura të mjeteve rrugore (ciklomotor, motomjete, automjete, trojlebuse, rimorkio, makina bujqësore, makina teknologjike dhe mjete rrugore të veçanta), avionë dhe produkte të tjera të ngjashme, pas ciklit të jetës, të cilat zotëruesi i tyre i nxjerr nga puna ose kanë qëllim t’i heqin për shkak të dëmtimeve, fërkimit/gërryerjes ose arsye të tjera.
Zotëruesi i gomave të përdorura i dorëzon pa pagesë gomat e përdorura te grumbulluesi dhe/ose te magazinuesi dhe/ose te trajtuesi i gomave të përdorura apo servisi në rast zëvendësimi me goma të reja.
Menaxhimi i gomave të përdorura kryhet nga persona fizikë apo juridikë, të pajisur me leje mjedisore.
Trajtuesi i gomave të përdorura dërgon, pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, informacion 1 herë/vit në lidhje me sasitë e gomave/mbetjeve të gomave të përdorura.
Grumbulluesi, magazinuesi dhe trajtuesi i gomave/mbetjeve të gomave të përdorura janë të detyruar të mbajnë regjistrime ditore për sasitë e gomave të përdorura të mbledhura, të magazinuara dhe të trajtuara.
/Priza.al/