Investigimi/ Burokracia e Ambasadës, prodhon korrupsion në Shqipëri. Avokati i premton të riut ‘vizë pune’ në Gjermani, i ‘përlan’ 1500 Euro

Prej disa muajsh tashmë, “Priza.al” ka denoncuar faktin që Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bllokuar në mënyrë të pa shpjegueshme procedurat e aplikimit për punësim në këtë shtet, duke mbyllur ose kufizuar në minimum lënien e takimeve (Terminit).

Kjo gjë ka sjellë një përshkallëzim zinxhir në gjithë vendin, ku të rinjtë që përgatiten për të shkuar në Gjermani për punë, kur ky vend ka kërkesa të mëdha, nuk po munden të aplikojnë dot në ambasadë dhe nga ana tjetër persona apo zyra të caktuara kundrejt pagesave arrijnë të rregullojnë “viza pune” apo takime kundrejt pagesave të larta.

Por sot një tjetër media dhe një emision investigativ i njohur, kanë sjellë një tjetër fakt mbi ato që “Priza.al” ka kohë që denoncon.

Sipas një investigimi të fundit të emisionit “Stop” në “Tv Klan”, një i ri shqiptar, i kishte paguar 1500 Euro një avokati në Tiranë, pasi ky i fundit i kishte premtuar se do ta ndihmonte për të nxjerrë vizë gjermane.

Marsel Sina, tha për emisionin “Stop” në “Tv Klan”, se avokati Sokol Berberi, i kishte kërkuar gjithsej 300 Euro, gjysmat e parave në fillim dhe gjysmën tjetër pasi të dilte viza.

Sipas marrëveshjes së tyre, nëse nuk realizohej, avokati do të kthente paratë. Por viza për punë në Gjermani nuk doli dhe tani Marsel Sina kërkon 1500 Euro.

Që nga muaji Prill dhe deri në Tetor 2021, avokati Sokol Berberi, nuk mbaroi punë dhe nuk ktheu paratë, duke gjetur justifikime.

Marsel Sina: Avokati Sokol Berberi më premtoi një vizë pune gjermane. Viza e punës kushtonte 3 mijë Euro. Në fillim Sokoli donte 1500 Euro, ndërsa 1500 Euro të tjera i donte kur unë të merrja vizën e punës. Sokoli më premtoi që unë vizën e punës do ta nxjerr për 1 muaj e gjysmë. Nëse nuk do ta nxjerr vizën për 1 muaj e gjysmë, do të kthej 1500 Euro mbrapsht. Kjo punë ka kaluar një kohë të gjatë. 1500 Euro Sokolit ia kam dërguar që në muajin Shkurt. Kur e merrja në telefon Sokolin më mashtronte, pas 2 javësh, jam bllokuar nga koronavirusi, pas 3 javësh, pas 10 ditësh e kështu vazhdonte me mashtrimet e veta. Për momentin ndodhem në Gjermani. Kam shumë besim te emisioni Stop.

Gazetari i emisionit Stop, avokati Sokol Berberi tha se do e asistonte të riun nëse ambasada vononte përgjigjen. Sipas tij, edhe për të blerë bukë, duhet asistenca e një avokati. Pas këmbënguljes sonë, Berberi premtoi të kthente paratë në 15 Tetor, duke kërkuar që problemi të mos transmetohej.

Gazetari- Të dalim direkt tek tema, se unë kam një takim tjetër!

Av.Sokol Berberi- S’ka gjë. Cili është personi, ose për cfarë jam mendu, por nuk…

Gazetari- Ëëë.., Marsel Sina.

Av.Sokol Berberi- Ëëë…, ok! E njof Marselin, është në Gjermani tani.

Gazetari- E ka sjellë si shqetësim, si denoncim, ku në përshkrimin, që bën në redaksinë tonë, thotë: I kam thënë 1500 euro nëpërmjet një shokut tim, për të nxjerrë një vizë për në Gjermani.

Av.Sokol Berberi- Jo për të nxjerrë vizën, por për procedurat, duke filluar nga takimi, dokumentacioni edhe të gjitha.

Gazetari – Mesa di unë, lihet ky takimi, që nxjerr ambasada?

Av.Sokol Berberi- Termini. (takimi)

Gazetari- Termini, që është shumë i vështirë për t’u kapur?

Av.Sokol Berberi- Po pra, bravo…!

Gazetari- Këtë e bën vetë, s’ka nevojë për avokat.

Av.Sokol Berberi- Jo, jo e bën vetë, po  unë i  bëj dhe  kërkesë- ankesë, kanë kaluar afatin në bazë të ligjit, sepse i vonojnë p.sh:e ka për 40 ditë, i vonojnë 9 muaj, 6 muaj, 5 muaj ambasada…terminin.

Gazetari- Po unë e di, po e kape, po s’e kape…

Av.Sokol Berberi- Po bravo, por i kanë anulu…

Gazetari- Jo, jo! I përzgjedh sistemi. Ti mund të kesh 3 vjet, që pret dhe s’i kap datat e aplikimit. Mund të hysh sot dhe e kap. Po e di unë, se jam marrë…, më kupton?

Av.Sokol Berberi- Është vendndodhja, banesa…

Gazetari- Po pse me avokat?!

Av.Sokol Berberi- Me avokat bëhet cdo gjë, me avokat bëhet, mund të shkosh të blesh edhe bukën me avokat, hahhaha…

Gazetari- Prandaj po të them, n.q.s ti e justifikon punën, ato, cfarë i ke bërë atij…

Av.Sokol Berberi- Nuk ka lidhje, unë do t’ia jap gërmë më gërmë.

Gazetari- Mos ia kthej, që mos thuash nesër-pasnesër i kam bërë punë…

Av.Sokol Berberi- Genci më mirëkupto! Më shiko njëcikë! Nuk kemi debat për të tilla gjëra.

Gazetari- Ok!

Av.Sokol Berberi- Thjesht i kam thënë në 11 shtator. Me 11 shtator unë kam qënë sëmurë, ai ndoshta më ka marrë …Jo s’më ka marrë. Me mua ai ka një muaj, që s’më merr më mua…

Gazetari- Ti je privat. N.q.s e justifikon punën, s’ka përse…të ndihesh debitor.

Av.Sokol Berberi- Patjetër! Jo, jo unë jam debitor moral. Thjesht ai është tërhequr dhe më thotë: tani m’i jep!

Gazetari- Në qoftë se të bën puna aq, thuaja ti: më bën puna kaq, të kam bërë këto, këto…!

Av.Sokol Berberi- Jo tani ai thotë: nuk e dua më, tërhiqem dhe reagimi e ka për datën, se ka kalu data 11 shtator.

Av.Sokol Berberi- Po jo me e nxjerr, po si do e nxjerrësh në media?! Po jo mo Genci, nuk duhet me e nxjerr në media! Ik bisedo ti me zotërinë, në këtë datë ke lekët.., eee kaq!

Gazetar- E kaq, po!

Av.Sokol Berberi- Po kjo s’ka pse bëhet mediatike! Të lutem tani, se unë jam duke fol..!

Gazetari- Më shiko tani! Ti kuptoje dhe llogjikën time! Mua nuk më ka paguar ai nga Gjermania dhe po vij t’i zgjidh hallin atij. Jam shumë i ftohte në këtë gjë, prandaj po të them!

Av.Sokol Berberi- Genc më dëgjo! Dhe unë jam shumë i ftohtë. Dakord!. Ai zotëria më ka thënë: më jep pagesën dhe unë i kam thënë: do ta jap në filan datë, në të cilën datë nuk ia kam dhënë. Tashti në filan datë, të them unë, e ka të sigurtë 5 milionë për qind.

Gazetari- Po kaq..!

Av.Sokol Berberi- Po tani s’ka pse të bëhet mediatike kjo, atëherë c’u pa kjo?! Ai të shkojë në gjykatë pastaj…!

Gazetari- Po le të shkojë…!

Av.Sokol Berberi- Jo, jo! Them në kuptimin..,s’ndodh ajo…Unë jam duke shlyer detyrimin. Tani, që të jem i sinqertë, unë më 21 gusht.., ëëë të lutem…!

Gazetari- Rëndësi ka zgjidhja!

Av.Sokol Berberi- Më dëgjo Sokolin, se unë kam dalë sot. Zgjidhja, n.q.s do më tolerosh ti në kuptimin njerëzor, e kupton vetë…unë, në qoftë se i kam thënë në 11 Shtator, unë kam dalë sot dhe në qoftë se më mirëkupton, unë kam dalë sot dhe në 15 Tetor unë e shlyej.

Nga Gjermania ku ndodhet me punë, Marsel Sina, na konfirmoi se avokati Sokol Berberi ia ktheu shumën prej 1500 Eurosh.

/Burimi: Tvklan.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *