Investigimi i ‘Fiksit’/ Si iket nga Shqipëria në BE edhe në kohë pandemie duke paguar 1200 euro. Nuk ka nevojë për dokumente shoqërues

Me rënien e pandemisë masat që shtetet e BE-së morën për të ulur numrin e infektimeve ishte ndalimi i lëvizjeve drejt tyre. Por kjo nuk ndaloi agjencitë e shumta që operojnë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për ta kthyer në biznes nevojën e qytetarëve që kërkojnë të ikin drejt këtyre shteteve.

“Fiks fare” dokumentoi me zë e figurë se si këto agjenci kundrejt pagesave të majme 700-800 deri në 1200 euro marrin përsipër të kalojnë pasagjerët pa pasur dokument shoqërues, por vetëm me pasaportë. Për tampon as që bëhet fjalë.

Gazetarët e Fiksit filluan investigimin e tyre duke kontaktuar këto agjenci. Fillimisht ata u lidhën me anë të Facebook-ut me Armendi Travel ku zyrat qendrore i ka në Kosovë. Fiksi telefonon pranë kësaj agjencie dhe kërkon të marri info për të shkuar në Gjermani, punonjësja i shpjegon se nëse pasagjeri ka vetëm pasaportën çmimi për dërgimin e tij në Gjermani ishte 700 euro.

Për kalimin jep siguri maksimale, por edhe nëse mund të ndodh kthimi të gjitha lekët i kthehen mbrapsht pasagjerit. Kalimi behët nga Hungaria dhe nëse i interesuari do të kishte ftesë do paguante vetëm 140 euro biletën, por pa garanci kalimi. Në rast kthimi bileta digjet, pra me biletën edhe 140 eurot e pasagjerit.

Ajo shpjegon se nisja bëhet nga Tirana dhe fillimisht i interesuari duhet të paguajë shumën prej 100 eurosh e më pas gjithë shumën e mbetur. Këtë Fiksit ia konfirmon edhe një agjenci në Tiranë e cila bashkëpunon me “Armendi travel” ku punonjësja shprehet “nëse ke garanci paguan vetëm biletën, pa garanci të kalojmë ne”.

“Fiks Fare” iu drejtua edhe një agjencie tjetër në kryeqytet . Gazetarët kësaj radhe kërkuan të shkonin drejt Italisë. Punonjësi i Agjencisë Diamant shprehet se itinerari i mjeteve të tyre të tipit furgon 7+1 drejt Italisë ishte kalimi nga Bullgaria në Rumani e më pas në Europë. ” Ti do jesh vetëm me pasaportë.

Kosto totale e udhëtimit është 800 euro dhe paguhet kur mbërrin. Rruga është shumë e sigurt dhe çdo rrugë i kemi kaluar dhe do t’i kalojmë. Sot ishte kalimi i radhës.” shprehet punonjësi.

Gazetarja e pyet nëse i duhet edhe tamponi pasi është bërë e detyrueshme paraqitja e tij për të udhëtuar , por punonjësi i agjencisë në mënyrë kategorike i thotë se nuk duhet. Për këtë gjë gazetarja duhet të komunikonte gjatë udhëtimit me shoferin nëse do ia kërkonin ” atë e rregullon shoferi pjesën e tamponit dhe është i saktë” përfundon punonjësi i agjencisë.

Agjencia tjetër që kontaktoi Fiks Fare pazarin e kishte më të lartë dhe të çonte në Vjenë për 1200 euro me avion. Fiksi shkoi në zyrat e busalbania.co dhe u interesua për një udhëtim drejt Gjermanisë. Punonjësi i kësaj agjencie i shpjegon se zbritja në Gjermani e më saktë në Frankfurt është e vështirë, por që agjencia ka një tjetër itenerar dhe kjo rrugë është e sigurt që mbërrije në destinacion.

Itenerari ishte nga Vjena me avion ose nga Brukseli, por më e sigurt ishte nga Vjena. Më pas pasagjeri pasi zbriste në Vjenë mund të vazhdonte rrugën me tren drejt destinacionit përfundimtar, Frankfurtit. “E ke më të sigurt kështu, se të gjithë çunat që kemi çu kupton kshu e kemi bërë e i kemi çuar në Gjermani” shprehet punonjësi i agjencisë.

I gjithë udhëtimi kushtonte vetëm 1200 euro dhe nga ana e pasagjerit duhej të paraqitej pasaporta dhe tamponi negativ. Përsa i përket letrave të tjera merrej vetë agjencia. Ata merrnin përsipër t’i bënin pasagjerit letrat për arsye shëndetësore ose biznesi.

Më pas tregon se çdo dokument mjekësorë që ata dorëzojnë është origjinal dhe i noterizuar pasi janë të lidhur me mjekë që i nxjerrin këto dokumente. Pyetjes së gazetarit të Fiksit se si do ia bënte kur të kalonte në aeroportin e Rinasit, punonjësi i përgjigjet ” i kemi rregulluar dhe aty, përderisa kanë këtë çmim edhe ata lekë duan”. Në fund ai shton se çdo dokument është i përkthyer dhe i noterizuar brenda pagesës prej 1200 eurosh.

Telefonatë me “Armendi travel”, zyra në Kosovë

Punonjësja e agjencisë: Po si mund t’ju ndihmojmë, ti je për Gjermani vetëm me pashaportë ëë?

Fiksi: Po vetëm me pashaportë se ashtu ishte shkruajtuar aty.

Punonjesja e agjencisë: Po vetëm me pashaportë çmimi është 700 euro, kalimi është i sigurt 100%, në rast kthimi të gjitha lekët kthehen.

Fiksi: Po kalimi nga bëhet?

Punonjësja e agjencisë: Nga Hungaria. Nëse ke ftesë është 140 euro bileta, por vetëm garanci kalimi nuk japim, dhe në rast kthimi dmth bileta digjet.

Fiksi: Kuptova, pa ftesë sa është, sa me the?

Punonjësja e agjencisë: 700 euro.

Fiksi: 700 euro, po biletat ku bëhen, nisja ku bëhet?

Punonjesja e agjencisë: Nisja bëhet nga Tirana, bileta dërgohet vetëm 100 euro nëpërmjet Ëester Union, pagesa tjetër jepet në autobus.

Fiksi: Kur i keni udhëtimet?

Punonjesja e agjencisë: Tashi vetëm me pashaportë e kemi të premten në orën 6 mbasdite

Fiksi: Ku bëhet nisja?

Punonjesja e agjencisë: Në Tiranë pas pallatit Asllan Rusi.

Fiksi: Po nëse të kthejnë në Hungari, jeni ju që të ktheni në Tiranë apo?

Punonjesja e agjencisë: Po po të kthejme ne.

Agjencia “Diamant”, Tiranë

Fiksi: Isha e interesuar të kaloja në Itali.

Punonjësi i agjencisë: Me linje autobusi ne kemi itenerar, kalojmë nga Bullgaria në Rumani për të hyrë në Europë janë dy dogana. Ti do jesh vetëm me pashaportë. Kosto totale e udhëtimit është 800 euro dhe paguhet kur mbërrin. Rruga është shumë e sigurt dhe çdo rrugë i kemi kaluar dhe do t’i kalojmë. Sot ishte kalimi i radhës.

Fiksi: Dhe kan kaluar?

Punonjësi i agjencisë: Po patjeter.

Fiksi: Po mua me duhet vetem pashaporta, nuk me duhet tampon?

Punonjësja tjetër: Jo jo nuk kerkohet.Do merresh vesh me shoferin

Fiksi: E rregullon shoferi pjesen e tamponit?

Punonjësja tjetër: Po po eshte i sakte.

Fiksi: E ben ai te sakte, negative, nuk ka nevoje qe te bej une tampon fare, e rregullon shoferi.

Punonjësi i agjencisë: Fare.

Fiksi: E rregullon shoferi

Punonjësi i agjencisë: Asnje gje nuk te duhet.

Fiksi: Kur e keni nisjen e rradhes?

Punonjësi i agjencisë: Te shtunen.

Fiksi: Nga ku?

Punonjësi i agjencisë: Ti nga je, nga Tirana?

Fiksi: Po, ku niset te Asllan Rusi?

Punonjësi i agjencisë: Jo ska lidhje eshte fugon, i marrim ne ku te duash po ju shume te shperndare.

Fiksi: Ehe, po sa veta ka fugoni?

Punonjësi i agjencisë: Fugoni 7+1, shtate pasagjer dhe shoferi, mund te jene 2 fugona.

Fiksi: Ehe, dmth me duhet vetem pashaporta asgje tjeter.

Punonjësi i agjencisë: Vetem pashaporta dhe mos te kesh probleme, flas probleme deportimi, ekspulsi.

Fiksi: Eshte i sigurt si kalim nuk eshte se ka?

Punonjësi i agjencisë: Tani ne momentin qe pagesa behet ne destinacion nuk ka me te sigurt se kaq.

Gazetarët interesohet edhe tek Busalbania.co

Fiksi: Dëgjo unë dua të iki në Gjermani

Punonjësi i agjencisë: Në Gjermani ku?

Fiksi: Në Frankfurt

Punonjësi i agjencisë: Di pak gjermanisht?

Fiksi: Jo, fare

Punonjësi i agjencisë: Ne të çojmë dhe në Gjermani, nuk është problem.Puna është se në Gjermani është pak problem zbritja aty direkt. Po ty kur të duhet me ik, të duhet sa më shpejt?

Fiksi: Kur e keni ju udhetimin?

Punonjësi i agjencisë: Ne të radhës e kemi me datë8, pasnesër. Puna është se rruga jote është pak e sikletshme, unë mund të fus ty me i fjalë me siguri në Vjenë ose në Bruksel po më mirë në Vjenë, sepse e ke më afër.

Fiksi: Me autobus apo me avion?

Punonjësi i agjencisë: Me avion.

Fiksi: Ehë.

Punonjësi i agjencisë: Kam edhe autobus me kupton po nuk është shumë i sigurt, nuk jemi aty ku duhet me autobusat, me avion po jemi të sigurt. Tiranë – Vjenë, pastaj atje shkon me tren në Frankfurt e ke më të sigurt kështu, se të gjithë çunat që kemi çu kupton kshu e kemi bërë që kemi dasht me i çu deri në Gjermani. Kupton? Duhet ta bëj diçka siç duhet a kupton.

Fiksi: Dhe sa shkon?

Punonjësi i agjencisë:1.2( 1200 euro) të shkon Vjena.

Fiksi: 1200 euro?

Punonjësi i agjencisë: Po, Vjena përfshirë të gjitha vetëm tamponin ke ti.

Fiksi: Nga ana jote ne duam, pashaportën dhe tamponin.

Punonjësi i agjencisë: Tamponin duhet ta bëj unë dhe pashaportën.

Fiksi: Po nuk më duhet një ftesë, një garanci ndonjë gjë?

Punonjësi i agjencisë: Nuk të hyn në punë ftesa fare, nuk t’i pranojnë ata. Letrat do t’i bëjmë ne ose për arsye shëndetësore ose për arsye biznesi.

Fiksi: I beni ju këto letra, që është e garantume që mund të kaloj.

Punonjësi i agjencisë: Po normale, brenda çmimit flas është normale. Me këtë çmim që të thashë unë 1200 euro është bileta vajtje-ardhje sepse ashtu e kërkojnë, sikur do shkosh në Milano ti për arsye shëndetësore ose për biznes. Doktori ktu me i fjalë që i bën këto gjonat, sikur ke bo vizitë i bojmë ne të gjitha. Çdo gjë është origjinale nuk diskutohet të noterizuara.

Fiksi: Po nuk pyesin ata pse do të ikësh në Milano nga Vjena?

Punonjësi i agjencisë: Ashtu ishte avioni tranzit ishte bileta. Nuk është ky problemi.

Fiksi: Dmth është e sigurt.

Punonjësi i agjencisë: Tani përderisa po ta them po, po është e sigurt.

Fiksi: Po këtu në Rinas nuk të krijojnë probleme?

Punonjësi i agjencisë: I kemi ne ato.

Fiksi: Aaa i keni rregullu muhabetin aty për të dalur.

Punonjësi i agjencisë: Përderisa kam vu këtë çmim edha ata ‘lefta’ duan. Çdo gjë e ke të noterizuar të përkthyer.

Fiksi: Flasim në telefon.

Punonjësi i agjencisë: Në rregull.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *