Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço është duke mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me rritjet e investimeve në biznese.
Jaço tha se Shqipëria është më poshtë se Maqedonia e Veriut dhe Serbia për investimet për shkak të luftës në Ukrainë dhe indeksit të biznesit.
Sakaq shtoi se ndonëse shifrat janë modeste, vendi po përpiqet të ketë një rritje organike tek investimet.
“Indeksi i biznesit, po mundohemi ta standardizojmë që të jetë prezent në të gjitha vendet e rajonit. Kjo do na jepte mundësinë që ta krahasohemi në indikatorë të ndryshëm por edhe për të marrë praktikat më të mira. E fundit, kemi shënuar rritje të investimeve amerikane me 62 milionë në vitin që kaloi. Kjo është rritje organike e bërë me kontribut të investimeve të vogla, të cilat i konsiderojmë se do jenë të qëndrueshme. Jemi të qartë që janë shifra modeste. Edhe kjo na çon te klima e biznesit.
Nëse krahasohemi me RMV dhe Serbinë ne jemi poshtë në investime në Shqipëri. Ka dy faktor që po e bëjnë klimën më të rëndësishme. Faktorët e jashtëm me sfidat globale si lufta në Ukraine që ka përshpejtuar presionet e inflacionit, por ka ndërprerë kanalet e furnizimit por nga ana tjetër indeksi i biznesit ka pësuar rënie në 3-4 vitet e fundit. Indeksi është i rëndësishëm sepse mat klimën e biznesit, dhe kjo na shqetëson. Klimën e biznesit e ka Shqipëria ne dorë”, tha Jaço.