Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar sot arritjet dhe sfidat e sektorit që ajo drejton. Balluku u shpreh se “falë menaxhimit të mirë, qeveria ia doli që të mbronte 1 milion e 90 mijë familje shqiptare si dhe 172 mijë biznese të vogla nga rritja e çmimit të energjisë.”
Sipas Ballukut, gjatë vitit 2022, përmes një retorike të madhe u bë një sensibilizim tek qytetarët për të kursyer energjinë.
“Në tetor arritëm 20% të ulje të konsumit. Një nismë modeste. Kemi subvencionuar familjet që kanë vendosur panele diellore. 2 mijë familjet e parë. Gjatë 2023 planifikojmë që ky numër familjesh të shkoi në 20 mijë. Apo 8 milion euro subvencionim nga qeveria. Do të gjejmë artifica të tjera për të mbështetur familjet” – shtoi Balluku.
Balluku bëri me dije lajmin se nga qyteti i Korçë do të nis projekti i gazifikimit të Shqipërisë.
“Do kemi gazifikimin e Shqipërisë. Do e nisim me Korçën, Fieri do jetë i dyti. Korça është me temperatura më të ulëta ndaj e nisëm me Korçën. Paguajnë më mirë nga të gjithë faturat. Për t’i dhënë eficencë këtij projekti. Fieri është i dyti qytet. Do të jetë vit i rëndësishëm” – tha Balluku.
Balluku u shpreh se institucioni që drejton synon ta bëjë vendin lider energjitik të rajonit.