Investimet strategjike/ PD dorëzon në Kuvend kërkesën për Komision Hetimor

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi ka dorëzuar në Kuvend këtë të martë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Bardhi njofton se e shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po “ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij”.

Postimi i Plotë:

Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për insvestimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *