Investitorët në Twitter po padisin Elon Musk dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh, raporton BBC. Pasi ai ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në një sërë mënyrash.
Shefi e Tesla-s akuzohet për “sjellje të gabuar” pasi “deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar “kaos” në selinë e Twitter në San Francisko”. Aksionet e Tëitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të zotit Musk.
Në padi shkruhet se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Tëitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë.
Por edhe për faktin se në disa postime në Twitter të postuara nga Musk, më shumë se 95 milionë ndjekës, janë “fake”.