Inxhinieri ngre alarmin: Termocentralet do të sjellin ndotje mjedisore

Azmer Duleviç, inxhinier energjitik ka folur në lidhje me kontratën e lidhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për dy termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 2”  të vendosur në Vlorë, ku tha se këto dy të fundit do të sjellin ndotje të madhe në qytet nëse vendosen në punë.

Duleviç tha se karburanti që do të përdoret për të vendosur në punë dy termocentralet do të jetë i dorës së dytë dhe në momentin që digjet sjell ndotje të madhe në mjedis ku e krahasoi atë me ndezjen e 100 mijë makinave në 1 orë në të njëjtin hark kohor.

Sakaq thekoi se qeveria duhet të gjejë forma të tjera për të siguruar energji elektrike pasi KESH ka bërë thirrje për blerje deri në vitin 2028 dhe deklaratat e ministres Belinda Balluku bien poshtë.

Pjesë nga intervista:

Kontrata dy vjeçare, çfarë mund të ndodhë me ato dy anijet. Paguhen rreth mijëra euro çdo ditë, kostot do vazhdojnë të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë?

Buxhetit të shtetit do i kushtojnë mbi 70 milionë euro pas dy vitesh, janë ose jo në punë. Unë dyshoj nëse do të vihen në punë. Ngre dyshime nëse janë funksionale, pasi po të ishin funksionale, nuk do kishte mbetur qeveritar që do shkonte t’i inauguronte, por ministria e Energjetikës duhet të investonte te TEC e Vlorës. Nuk e kuptoj arsyen pse, ajo që ngre dyshime janë dy kompani bashkëpronare dhe njëra prej tyre është në këto parajsa fiskale. Dhe kur ngrihen pikëpyetje nuk bëhet informacioni publik, lidhur me këto marrëveshje.

Mund të ketë një anshmëri të kontratës?

Jo pasi, këto anije janë marrë në formën e backup-it. Në momentin që ne nuk do siguronim energji, këto do viheshin në funksion që ne mos kemi energji. Por nuk thuhet nëse do jenë 24 orë energji, nuk do ketë ndonjë impakt në shtimin e rendimentit. 114 është totali, edhe për Tigri 1 dhe Tigri 2.

Si e shikoni aspektin e ndotjes?

Lidhur me karburantin është i dorës së dytë, ku në momentin që digjet ndot mjedisin. U tha atëherë që janë vendosur filtra, më pas përfaqësuesi i Bankës Botërore tha ne nuk e kemi certifikuar, pra që atëherë nisi me mashtrime. Ato ndotin së tepërmi, në 1 orë llogariten 100 mijë makina të ndezura në të njëjtën kohë, ndotja është shumë e madhe nuk ka asnjë shpjegim logjik se pse duhen marrë, ose na i kanë dhënë dhuratë./Panorama/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *