Më 13 Korrik të vitit 1940 u krijuanë Londër një strukturë e vecantë e inteligjencës ushtarake të luftës, e emërtuar SOE (Special Operation Ekzekutiv- Struktura për Kryerjen e Operacioneve Speciale) nga një përzjerje e tre Shërbimeve ekzistuese Sekrete Britanike. Qëllimi dhe misioni i saj ishte të organizonte veprimtari spiunazhi, sabotazhe, nxiste dhe mbështeste lëvizjen e rrezistencës së armatosur lokale në prapavijat e Europës së pushtuar nga gjermanët. Gjatë viteve të Luftës ajo strukturë e ngritur me inisiativën e kryeministrit britanik shpesh u thirr “Ushtra Sekrete e Cërcillit”.
Misioni i SOE dhe i ushtarakëve Britanikë në territoret e Ballkanit të pushtuar nga gjermanët dhe konkretisht në Shqipëri, ishte:
- Të nxisnin dhe mbështesnin lëvizjen e rrezistencës kundër pushtuesve nazifashistë në prapavijat e tyre, dhe ti shkaktonin në maksimum dëme dhe shqetësim forcave gjermane të pushtimit. (1)
- Të vlerësonin nëse do të konsiderohej Shqipëria një vend mik apo armik, pjestar i Boshtit apo i Aleancës Antifashiste?
- Të përcaktohej mbi bazën e kontributit ose jo në rrezistencën antifashiste – Cilat do të ishin kufijtë e Shqipërisë mbas Luftës së Dytë Botërore?
Kontaktet e para të misionarëve të SOE-s me lëvizjen e rrezistencës antifashiste shqiptare, u realizuan në Prill të vitit 1943, kur një grup ushtarakësh të rinj të kësaj strukture u infiltruan përmes Greqisë së Veriut në territorin shqiptar. Fillimisht, ata hynë në qarkut e Gjirokastrës, në fshatin Sopik, mandej në Polican dhe Zagorie, ku muarën kontaktet e para zyrtare me përfaqësues të dërguar nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë Nacional Clirimtare. Më pas u vunë në kontakt me vetë formacionet partizane në zonën e Leskovikut dhe Ersekës dhe me gjërë me përfaqësuesit e formacioneve të tjera politike në Shqipëri (2)