Kombëtarja e Iranit mund të marrë goditje të fortë pak muaj nga nisja e Botërorit të Katarit.
Shkak është i rrallë, në këtë vend nuk lejohen ende femrat n stadium.
FIFA i ka kërkuar Iranit që në vitin 2019 ta heqë kufizimin që nuk lejon femrat në stadiume.
Një lloj konfirmimi për këtë lajm e ka dhënë edhe Mehrdad Seradschi, i cili është anëtar i Bordit të Federatës Iraniane të Futbollit.
“Ne po dëgjojmë lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik”, shkruan Seradschi në Twitter.