Aktorja e njohur nga Irani, Taraneh Alidoosti , publikon në rrjetet sociale një foto të saj pa vel dhe me një tabelë në dorë ku shkruan “Gruaja. Jeta. Liri”, slogani u bë klithma e betejës së lëvizjes së protestës kombëtare. Imazhi është postuar në të njëjtën kohë me fillimin e grevave edhe në perëndim të vendit, ku shumë kanë demonstruar në solidaritet me protestat për vdekjen e Mahsa Amini , 40 ditë pas shtypjes së përgjakshme të demonstruesve, që ndodhi më 30 shtator në Zahedan.
– Lëvizja e disidencës filloi në vend pas vdekjes së Mahsa Amini, gruas 22-vjeçare të vrarë nga forcat iraniane të sigurisë për shkak të mosmbajtjes së duhur të mbulesës.
– Ishte 30 shtatori kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve pas faljes së namazit javor në Zahedan, kryeqytet i Sistanit dhe provincës Bauchestan, në kufi me Pakistanin. Kjo ishte dy javë pasi shpërthyen demonstratat në të gjithë Iranin për vdekjen e Mahsa. Goditja e dhunshme e protestave ka rezultuar në vdekjen e të paktën 304 personave, përfshirë 41 fëmijë dhe 24 gra, sipas grupit të të drejtave të njeriut në Iran