Pas intervistës së mbrëmshme të vajzës së Sali Berishës, Argita Berisha me Grida Dumën, Evi Kokalari shkruan në rrjetet sociale se tani është më e qartë se nga kush financohet ish-deputetja e PD.
“Të paktën tani e dimë se kush e paguan Norën”, shkruan Kokalari.
Kokalari e ka perifrazuar Grida Dumën, me deklaratën e Sali Berishës i cili e krahasonte ish-deputeten me Norën e Kelmendit për shkak të rezistencës përballë kryeministrit Edi Rama, pak para se ajo të linte mandatin.