Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Bolonjës ditën e djeshme. Shqiptari i arratisur u pikas në rrugë nga katër karabinerët të cilët nuk ishin në detyrë, e sapo kishin dalë nga një piceri.
I arratisuri u njoh nga policia që e kërkonte prej ditësh, pasi ai duhet të vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Firences, për 5 muaj burg për krime në lidhje me emigracionin e paligjshëm.
Përveç kësaj, hetime të tjera zbuluan se shqiptari kishte shkelur gjithashtu një urdhër dëbimi nga territori italian që kishte marrë dy vite më parë nga Prefektura e Bolonjës. Ai e kishte thyer këtë vendim dhe ishte kthyer në Itali me dokumente të rreme. Me urdhër të Prokurorit Publik të Bolonjës, shqiptari u dërgua sërish në burg.
/Burimi: Bologna2000.news/ Përshtati në shqip: Priza.al/