Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përsëri BE, për mungesën e hapjes së negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nga konferenca e përbashkët me liderët e tjerë të ‘Open Balkan’, tha se Shqipëria do të vijojë rrugëtimin drejt anëtarësimit, me shpresën se shekullin tjetër, Shqipëria do të anëtare e BE.
“Sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënues që mund të shndërrohet në luftë tragjike globale, nuk kanë mundur ti’ bëjnë bashkë. Ç’të bëjmë?! Kemi shumë për të bërë. Ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Macron. Ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën se shekullin tjetër do të jemi anëtarë, dhe do të përballemi me një tjetër Bullgarie, me një Bullgari të tretë. Do e vlerësonim shumë nëse ky komunitet i Europës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme. Pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por në dhomën e ndenjes jemi bashkë.”, tha Rama.