Ironia me “marksistët”, Veliaj: Zhgarravisin muret dhe i pastron klasa punëtore në ditë pushimi

Organizata Politike apo Organizatë Propagandistike? Ja si Veliaj hedh “tuç” me një Twitter,  Arlind Qorrin

8 dhjetori është quajtur ndryshe ‘Dita e Rinisë’ në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori vendimin që të gjithë punonjësit e pastrimit të festonin dhe të pushonin.

Por gjatë ditës janë zhgarravitur muret në ‘Qytetin Studenti’, duke detyruar punëtorët që të dalin dhe të pastrojnë ‘zhgarravinat e tyre. Kjo është bërë e ditur nga vetë Veliaj, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Po punonjësit e pastrimit të Bashkisë si e kaluan Ditën e Rinise, që për të gjithë qe pushim? Vetëm në Tiranë gjen pseudo-marksiste të cilat nxjerrin klasën punëtore të fshijë grafitet nga Qyteti Studenti në ditë pushimi. (Marksi po rrotullohet në varr)”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë që Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *