Elsa Lila, e cila para pak kohësh u arrestua nga autoritet Italiane, tani është liruar. Këtë lajm e ka bërë të ditur Saimir Vishaj, i cili është dhe daja i Elsa Lilës. Gjithashtu ka shprehur dhe pakënaqësinë ndaj shqipëtarëve ku sipas tij kanë vjellë vrer mbi imazhin e saj. Ai zbuloi po ashtu se ka drekuar në Itali me të.
Daja i Elsa Lilës ka publikuar po ashtu dhe një foto ku shkuan; “Qesh mirë kush qesh i fundit”.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën.”, u shpreh avokati Vishaj një ditë më parë.
Nuk duhet të harrojmë që këngëtarja u shoqërua nga autoritetet Italiane pasi akuzohej për përfshirje në një grup kriminelësh ku merrej me trafikun e drogës.