Kreu i opozitës Lulzim Basha, i është përgjigjur ashpër ditën e sotme kreut të qeverisë përsa i takon ironisë që ai bëri me nënkryetaren e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
Basha tha se ai po fyen individualisht dhe në grup opozitën dhe mbrojti Tabakun duke thënë se ajo është doktoreshë shkencash që në kohën kur Rama bridhte poshtë urave të Parisit dhe se është e specializuar në universitetet më të mira të botës.
Fjala e Bashës:
“Para se ti përgjigjem me shifra e fakte konkrete të konfirmuara jo nga tigrat e gënjeshtrës që mban afër, dua t’ju them znj. Kryetare të mos aplikoni standard të dyfishta. Ky njeri fyen individualisht e në grup opozitën. Ajo që iu referove është doktoreshë shkencash kur t’i bridhje poshtë urave të Parisit. E specializuar në universitetet më të mira të botës.
Kujdes kur matesh me ne, ta ka thënë paraardhësi yt kur të solli këtu. Jemi gjeneratë tjetër ne. Nuk vijmë nga muri i Senës. Ti je prodhimi i gropës së Hajdin Sejdisë së kësaj shoqërie. Mati mirë krahasimet. Je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Fjalorin e shteruar ruaje për shpinë tënde, nëse me këtë edukatë je rritur, dhe mos më bëj mua të jap kinon e plotë që meriton ndaj mbaje gojën. Je një hic, të tillë të ka prodhurar vetvetja dhe kjo është taksa e një shoqërie që nuk diti të ndalë nga e kaluara. Ti je taksa edhe e një pjesë të PD.” u shpreh Basha.
/Priza.al/