Ish-ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan tregoi për BBC-në se si është të përpiqesh të negociosh me Kremlinin dhe pse presidenti rus nuk do të heq dorë lehtë nga Ukraina.
Sullivan ishte në Moskë në prag të agresionit rus në Ukrainë.
Ish-ambasadori amerikan është i vetmi që ka pasur biseda me zyrtarët rusë për parandalimin e luftës, por ‘nuk kishte angazhim”, tha ai.
“Ata kërkuan garanci sigurie për Rusinë, por nuk do të flisnin në mënyrë konstruktive për sigurinë e Ukrainës. Ata kurrë nuk lëviznin nga pikat e diskutimit….ishte një sharadë”, përcjell Klankosova.tv.
Në pyetjen nëse SHBA-ja duhet të punojë më shumë në vazhdimin e këtyre diskutimeve për të tentuar t’i jepet fund konfliktit, Sullivan thotë se Putin “nuk ishte i interesuar në negociata para luftës. Ai ende nuk është i interesuar në to”.
Përkundër dështimeve të operacioneve të vetshpallura ushtarake të Moskës, Sullivan thotë se synimet fillimisht të deklaruara nga Kremlini mbesin të njëjta: të “de-nazifikohet dhe demilitarizohet” Ukraina. Në interpretim i bie “largimi i qeverisë në Kiev dhe nënshtrimi i popullit ukrainas”.
Kjo është një pjesë e vizionit që Putin ka theksuar për të rimbledhur popullin rus që janë ndarë nga rrëzimi i Bashkimit Sovjetik.