Julian Meçaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit, është arrestuar nga policia në Dubai. Julian Meçaj ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji në vitin 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.
Julian Meçaj u shpall në kërkim nga SPAK rreth një vit më parë, pasi Prokuroria e Posaçme pas zbardhjes së dëshmive kyçe të Nuredin Dumanit, zbuloi një grup të strukturuar kriminal të drejtuar nga Plarent Dervishaj, përfshirë në atentatin e prokurorit Arjan Ndoj 3 vite më parë.
Në pranga ranë 5 bashkëpunëtor, mes të cilëve edhe një agjent doganor dhe në kërkim u shpall koka që organizoi gjithçka, Plarent Dervishaj që drejtonte bandën me miq e familjarë.