Ish-arbitri flet për gjestin e famshëm të Mourinho-s: S’më ka kërkuar kurrë falje!

Ish-arbitri ndërkombëtar Paolo Tagliavento, ka folur për një nga gjestet më të famshëm të bërë nga Jose Mourinho gjatë kohës kur drejtonte Inter-in, ndërsa tha se nuk i ka kërkuar falje. Këtu ai i referohet gjestit të “prangave” që Special One bëri kundrejt ish-arbitrit. Ai ka thënë se e kanë informuar më pas, por edhe ndonëse nuk i ka pëlqyer ai gjest, pohon se nuk është zemëruar.

“Gjatë ndeshjes nuk e vura re. Nuk shikoja nga stolat”, ka thënë Tagliavento për Il Messaggero. “Më kanë informuar vetëm më mbrapa, por edhe pse nuk më ka pëlqyer, nuk jam zemëruar sepse vendimet kanë qenë të gjitha korrekte”.

“Falje? Nuk kanë ardhur kurrë, por besoj se edhe ai nuk duhet të jetë shumë i gëzuar për atë gjest. Te Roma mund të bëjë mirë, sepse një nga pikët e tij të forta është izolimi i skuadrës nga ambienti që e rrethon”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *