Ish-at e Khloe Kardashian sapo nisën një ‘luftë’ mes tyre

Lamar Odom, ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian, duket që po kërkon një shans të dytë. Khloe dhe Lamar ishin të lidhur për disa muaj, e më pas u martuan në vitin 2009. Pas 4 vitesh martesë, dyshja nënshkroi dokumentat e divorcit në korrik të 2015.

Khloe i qëndroi afër Odom kur ai kaloi në overdozë, pasi u gjet pa ndjenja në një shtëpi publike. Asokohe nuk ishin bashkë, por tani që edhe Khloe është single, ai po shpreson për një rikthim.

Madje Lamar e shfaqi hapur pasi i la një koment ish-bashkëshortes në një postim në Instagram.  Khloe postoi në rrjetet sociale një foto të saj shumë sensuale, ku shfaqej e veshur me bikini.

Lamar Odom i komentoi “Hottie” (Seksi) shoqëruar me figurën e zjarrit, një fytyrë me sy me zemra dhe një zemre të kuqe. Mirëpo më pas ai u përball me një koment dhe një “kërcënim| të ashpër nga ana e Tristan Thompson.

“Zoti të ktheu herën e parë. Luaj nëse dëshiron, rezultate të ndryshme”, i komentoi Tristan së bashku me dy emoji me supe të ngritura lart.

Epo mesa duket do të ketë një luftë të ashpër mes ish-ave të Khloe. Tani na mbetet të presim nëse ndonjëri do t’i rifitojë zemrën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *