Ish-banori i BBV habit me deklaratën: Shihemi në BBV3

Ronaldo Sharka, i cili u eleminua nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’ ditën e martë ka reaguar përmes një postimi në Instagram. Edhe pse ishte kryefjala e javës së fundit, ai nuk mundi t’ia dilte të qëndronte në shtëpi. Ronaldo ishte në nominim me Efin, Kiarën dhe Bledin, katër banorë që u rifutën në shtëpi me votat e publikut.

Sharka shkruan se mund të humbasësh lojën, por e rëndësishme është mos humbasësh fytyrën dhe dinjitetin. Ai më tej thotë se ndonjëherë të vendosësh maskë përkthehet në sukses. Me nota humori, gazetari paralajmëron se do të marrë pjesë sërish në ‘Big Brother Vip 3’.

Postimi i plotë:

Miq! Kanë kaluar më shumë se 2 ditë nga dalja ime e dytë nga BBVIP. Herën e parë kuptova që donit që të qëndroja ende në shtëpi, për pozitivitetin, por të jesh pozitiv aty brenda nuk mjafton. Këtë herë, kuptova dhe po kuptoj që paskërkam qenë kryefjala e javës së fundit të BBVIP. Dhe më besoni, ishte vetëm start-i i një loje që do trazonte komplet ujërat e BBVIP. Preferova të luaj këtë herë, por sërish pa agresivitet por çdo debat në fund duke nota humori, sepse çfarë ndodh në Big mbetet në Big, ose varet. Gjithsesi, edhe pse vetëm 10 ditë qëndrim këtë herë, jam i lumtur që kam qenë pranë jush nëpërmjet ekranit apo celuarit. Gjithsesi, mund të humbasësh lojën por me më shumë rëndësi është të mos humbasësh fytyrën e dinjitetin, ndaj për këtë jam shumë krenar për veten time.

U futa në atë shtëpi me shpirt të plagosur, për çfarë më kishte ndodhur së fundmi dhe vendosa të jem i fortë të vazhdoja lojën për pjesën tjetër të familjes time, sepse tani kanë nevojë për mua më shumë se kurrë dhe nuk preferova kurrë të viktimizohesha që të më mbanit sa më gjatë me votat tuaja në shtëpi, por vendosa të luaj. Gjithsesi, edhe pse kisha më pak vota dhe u eleminova, unë e them sërish: Jam krenar për Big Brother-in tim! Ju falenderoj pafundësisht nga shpirti, ju të gjithë jeni bërë pjesë e jetës time tashmë me qindra e mijëra mesazhe apo çdo ndalesë në çdo cep të shqipërisë që më bëni sa herë shihni. Na e bëni hallall nëse ju kemi mërzitur në ndonjë moment, por unë nuk mundem t’i vendos vetes një maskë, edhe pse ndonjëhere, të përdorësh maskë përkthehet në sukses por jeta është e gjatë. Ronaldo do ju dhurojë të tjera gjëra të bukura. Ju dua. Shihemi në BBVIP 3.

https://www.instagram.com/p/Cq_BMOEO4lf/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *