Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-banorja e “Big Brother Vip” Jori Delli, teksa ndodhej në ‘Afterparty-n’ e organizuar nga produksioni u shpreh se nuk ka pasur asnjë ngacmim apo propozim nga djemtë.
Për habi, Jori tregoi se pas pjesëmarrjes së saj në reality show nuk ka pasur asnjë propozim për fejesë apo martesë.
“Kërkesat për fejesë apo martesë janë shtuar?”, e pyeti gazetari.
“Jo fare”, u përgjigj Jori.
“Po pse gjithë kjo gocë?”, i tha gazetari.
“Jo, jo nuk më ka shkruar asnjeri”, tregoi modelja dhe u shpreh e hapur për të njohur ndonjë djalë shqiptar.