Ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili e ftuar në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur rreth banorëve të “BBV2”. Gjatë bisedës Fjorentina ka shprehur se të gjithë vajzat, do donin një partner si Luizi, duke u bazuar tek sjellja dhe përkushtimi i tij që ka ndaj Kiarës.
“Unë mendoj që të gjithë do donin të kishin një partner si Luizi, edhe unë që nuk është se kam empati për të. Me sjelljen, nuk më pëlqen si person, ku di unë në paraqitje, në fizik, këto, por jo me sjelljen. Më pëlqen mënyra se si… Po kush është ajo vajzë që nuk do ta puthësh te koka, faqja, buza, ti bësh kafen. Është ai llafi që “kur je shkodran, tana i bën”. Ai i ka të gjitha, ka batutën, ka sjelljen”,– tha Fjorentina.