Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në Instagram për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-show kanë kaluar çdo tolerim.
Në një video të hedhur në storyn e saj shihen banorët e tjerë brenda shtëpisë të cilët dëgjojnë të shtënat me kallash kur ndodhi vrasja e rojës dje në oborrin e ‘Top Channel’, ngjarje kjo të cilës akoma nuk i janë zbardhur motivet.
Me këtë rast këngëtarja ka reaguar ashpër duke i quajtur drejtueset e këtij programi, Sara dhe Lori Hoxhën ‘të pangopura’.
“Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hëngshi paratë”, ka shkruar artistja.
Kujtojmë se një person i moshës 60 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve që mori nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Tiranë. Ai ishte roje e objektit të medias “Top Channel”.