Ish-bashkëshorti i Adrola Dushit nis një romancë të re, por akoma nuk e ka harruar modelen

Ish-bashkëshorti i Adrola Dushit konfirmoi se është në lidhje pasi publikoi në rrjete sociale një foto përkrah një femre në makinë, por nuk e ka lënë pas krahëve historinë e dashurisë me modelen bukuroshe.

Ai nuk i ka fshirë ende fotot me Adrola Dushin në Facebook, madje as ato të martesës.

Modelja 28-vjeçare konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Adis Patushi, në vitin 2017.

Ata janë prindër të një djali, Troit, i cili erdhi në jetë kur modelja ishte vetëm 20 vjeç, ndërsa ish-partneri i saj 24 vjeç.

E ndërsa vitet kalojnë, ajo vazhdon të jetë një nënë beqare e përkushtuar tek karriera dhe tek i biri.

Modelja ka treguar se pavarësisht ndarjes me ish-partnerin, ata vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira, pasi në mes është Troi.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, tha Adrola Dushi në atë kohë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *