Në vitin 1992, filmi “Under Siege” vuri në qendër të vëmendjes së Hollivudit aktorin Steven Seagal, i cili u pa si pasardhësi i Sylvester Stallone apo Arnold Schwarzenegger.
Por, aktori i famshëm nuk arriti që të ishte pjesë e filmave të tjerë të suksesshëm dhe tashmë, në moshën 69-vjeçare, ka një CV të mbushur me filma të dobët që i mbushën xhepat, por nuk i dhanë lavdinë që të gjithë prisnin.
Gjithashtu, shumë shpejt vëmendja kaloi nga karriera e Steven Seagal tek skandalet e tij. Ka pasur një numër të madh akuzash ndaj tij për ngacmim seksual. Gjithashtu, edhe një akuzë për përdhunim nga Regina Simons.
Tani, dikush që e njeh shumë mirë aktorin, pasi ka qenë e martuar me të për 9 vite, tregon gjendjen e tij aktuale. Kelly LeBrock e thotë troç që Steven Seagal “është bërë për gjynah”.
“Më vjen keq. Mendoj se është bërë për gjynah, është një tragjedi hollivudiane. Mendoj se kur ka qenë fëmijë, është bullizuar në shkollë. Besoj se fëmijët që trajtohen keq, kur rriten ndihen të humbur”, tha gruaja e cila ka 3 fëmijë me Seagal në një intervistë për “Page Six”.