Ish-daktilografistja naziste shpallet fajtore për bashkëpunim në 10,500 vrasje

Ish-sekretarja e një komandanti në një kamp nazist është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10.505 personave.

Irmgard Furchner, 97 vjeç, u punësua si daktilografiste në Stutthof dhe punoi atje nga 1943 deri në 1945.

Furchner, gruaja e parë që u gjykua për krimet naziste në dekada, u dënua me dy vjet burg.

Edhe pse ishte nëpunëse civile, gjykatësi pranoi se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp.

Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, përfshirë të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë të kapur sovjetikë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *