Ish-deputeti i PS, Alfred Dalipi është emri i përfolur për t’u emëruar si drejtor i ri i Radio Televizionit Shqiptar. Dalipi sipas informacione nga burime jozyrtare për Priza.al pritet të zëvendësojë në detyrë ish-drejtorin Thoma Gëllci, i cili në tetor në 2021 ka përfunduar në pranga, pasi bashkë me tre zyrtarë të tjerë akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH. Tenderi në fjalë ishte zhvilluar në vitin 2019, dhe kishte të bënte me blerjen e pajisjeve për TVSH Agro, ku dyshohet se zyrtarët kanë shkelur procedurën. Pas këtij skandali, prej më shumë se dy vitesh ky institucion ka mbetur ende pa drejtues.
Por kush është Alfred Dalipi?
Ish-deputeti socialit në 2012 ka qenë anëtar i Komisionit të Medias, ku jo rrallë herë ka pasur përplasje me deputetë të së djathtës. Dalipi, jo vetëm në Komisionin e mediave, por edhe edhe në studio televizive, në faqe gazetash, shpesh herë ka kritikuar ligjin për median në atë kohë. Ai ka qenë zë i fuqishëm kritik për drejtori e përgjithshëm asokohe, Petrit Beci.
Por nuk u deshën shumë vite dhe deputeti socialist, u ngrit në gradë në detyrë. Dalipi, i cili rrjedh nga radhët e PS ka qenë më herët zv.ministër i Mjedisit. Në kohën kur ky i fundit mbante këtë post, pra në 2015, ai u akuzua nga deputetë të PD se ka qenë i lidhur me trafikantët e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Akuza të cilat ai i ka mohuar. A do të jetë Dalipi një drejtues i mirë për RTSH, pasi për një kohë të caktuar ka studiuar tregun e medias, duke qenë anëtar komisioni? A do të jetë Dalipi drejtues i mirë ndonëse emri i tij është përfolur për trafikim lëndësh narkotike? Këtë do e tregojë koha, nëse ai merr postin e drejtuesit tek institucioni në fjalë.
Kujtomë që ndër vite një shumicë e madhe drejtuesish të RTSH janë akuzuar për kurrupsion dhe shpërdorim detyre.