Ish-deputeti i PS Ervin Bushati deklaroi se amnistia fiskale penalizon të ndershmit dhe të fut në marrëdhënie të ndërlikuar me partneret ndërkombëtar.
“Ekonomist është vështirë të thuash pro amnistisë, në radhë të parë penalizon ata që kanë qenë të ndershëm përballë shtetit. Të fut në një marrëdhënie më të ndërlikuar e partnerët, dhe e treta, ajo që quhet dëmi moral, që nëse njerëzit mendojnë që ka amnisti, pse mos presin valën tjetër. Është hedhur nga shumë qeveri si diskutim dhe nuk është çuar deri në fund. Nga krahu tjetër në funksion të formalizmit të ekonomisë, dhe e dyta për njerëzit që nuk kanë ditur nga financa, e kanë nisur me shumë vështirësi. Është një nga hapat që duhet bërë drejt formalizmit të ekonomisë që dhe ata që vazhdojnë e kanë evazionin ë shpirt, tu thuash që deri dje e kishit këtë mundësi, por nga sot nuk është më e ligjshme”, tha Bushati.