Ish-deputeti socialist, Spartak Braho ka reaguar menjëherë pas lajmit se kompozitori i njohur dhe ish-deputeti i PS-së Limoz Dizdari po lufton rëndë me jetën pranë spitalit të Durrësit.
Braho e ka cilësuar turp dhe kriminale braktisjen që qeveria Rama i ka bërë kësaj figure të njohur.
“Limoz Dizdari po dergjet në spital dhe po lufton me vdekjen, ndërsa Edi Rama dhe ministrat e tij për turp të tyre as që po lëvizin gishtin që socialistit të vjetër, ish-deputetit të PS, t’i ofrojnë mjekim më të specializuar se ai qe po i japin brenda mundësive mjekët në spitalin e Durrësit.
Turp për Ramën, turp edhe për Ilir Metën që dekoroi dhe dha tituj gjithfarë halabaku dhe “harroi” atë që iu gjend në krahë në kohë të vështira“, tha Braho.