Ish-deputeti Aqif Rakipi është përfshirë mbrëmjen e sotme në një aksident. Ngjarja ka ndodhur pranë Stadiumit “Air Albania” në kryeqytet, ku mësohet se përplasur me një tjetër makinë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por makina e tij ka përfunduar në një dyqan. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti. Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet.
Rakipi, që më herët ishte përfaqësues i PDIU-së, nuk kandidon në këto zgjedhje për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit, por djali i tij është kandidat në listën e PS.