Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, është në një pritje të ëmbël të një vajze.
Mehmetaj ka folur për herë të parë për shtatzëninë, përjetimet dhe familjen në “Fitstation” me Çenkuela Hasën.
“Ka qenë një moment shumë interesant lajmi për shtatzëninë time, e mora vesh pasi kisha përfunduar fushatën. Në një periudhë ku isha shumë e ngarkuar dhe e renduar, për shkak të gjithë asaj që ndodhi në fushatë.
Ky lajm sikur më ndryshoi dhe më bëri të shikoj gjërat me një tjetër perspektivë, duke i marrë të gjitha vendimet dhe ato që kishin ndodhur me një tjetër lloji qetësie dhe me një tjetër reflektimi.
Kështu mund të them që vera përtej angazhimit politik pati dhe këtë përjetim të bukur”, -u shpreh ish-deputetja.
/Burimi: BW/