Sonila Qato, ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar është paraqitur paraditen e së premtes në GJKKO ku pritet të zhvillohet seanca paraprake ndaj saj.
Sonila Qato dyshohet se ka shkelur barazinë me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.
Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet.
Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë, nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.