Ish drejtori i policisë së Vlorës rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshim të vendimit

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela con rekurs në Gjykatën e lartë në lidhje me dënimin e tij.

Çela u dënua në Shkallë të Parë për ‘Shpërdorim detyre’. Ai kërkon ndryshim të vendimit të shkallës së parë.

Ai është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Njoftimi:

KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 21.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 74, datë 21.04.2022, paraqitur nga i pandehuri J.Ç., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *