Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka depozituar ditën e sotme në Apelin e GJKKO kërkesën për liri, pasi u la në burg, si i dyshuar për shpërdorim detyre.
Kërkesa është depozituar në Apel nga vetë avokati Gëllçit, Dorian Matlia, me argumentin se ish-drejtori i RTSH nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
Gëllçi thotë në kërkesë se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, për shkak se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe që nuk ofrohen në qelitë e paraburgimit. Ai ka paraqitur edhe raporte mjekësore që vërtetojnë sëmundjet nga të cilat ai vuan.
Gjatë seancës së kaluar në GJKKO, nëpërmjet avokatit të tij, Gëllçi deklaroi se e gjithë ngjarja është një inskenim dhe sipas tij gjithçka ka të bëjë me platformën për rikandidim. Gëllçi ka thënë se aktualisht është në gjyq me RTSH-në për shkarkimin e tij që e quaj të padrejtë.
/Priza.al/