Ish-drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit ekstradohet drejt Spanjës, vodhi vilën e Benzema

Ish-drejtori i Ujësjellësit në Kurbin, Alfred Prodani pritet të ekstradohet drejt Spanjës.

Burime për median bëjnë me dije se Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’, pas përfundimit të paraburgimit. Prodani u arrestua pasi dyshohet se kishte vjedhur vilën e sportistit të Real Madrid, Karim Benzema në vitin 2019-të, më 7 maj.

Prodani u arrestua në Spanjë në fillim të muajit maj, si dhe provat implikojnë atë në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg me qëllim ekstradimi. Kujtojmë se në vitin 2019-të kreu i PD, Sali Berisha denoncoi se Prodani kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Por ish-drejtori i ka hedhur poshtë akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *