Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka deklaruar në emisionin Now në Euronews Albania se në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe në plagosjen e shokut të tij kanë marrë pjesë 8 persona. Sipas Prençit, kjo do të vërtetohet nga videot që ekzistojnë, duke shtuar se informacionet që ai ka nga burime të sigurta në polici konfirmojnë këtë fakt.
Prençi theksoi se policia po përpiqet të kamuflojë ngjarjen për të fshehur dështimin e saj dhe të Ministrisë së Arsimit, duke i bërë një kritikë të fortë institucioneve për mosveprimin e duhur.
“Kanë qenë 8 veta në ngjarje, do i shikoni videot. Sipas burimeve të mia të sigurta në polici, di që oficeri i BKH është treguar shumë qytetar dhe prind shumë i edukuar duke reaguar që në orët e para, se djali i tij ishte apo nuk ishte…
Ai është treguar një prind i mirë. Të shkosh të mësosh 14-vjeçarin mos pranoni… futen në lojë avokatë, politikanë.
Deri sot është abuzuar, ka rëndësi roli që ka pasur në ngjarje. Një fëmijë i vetëm nuk mund të shkaktojë 6 thika te njëri dhe duke vrarë tjetrin, kanë qenë më shumë se 1. Arsimi ka dështuar, policia ka kamufluar. Po mbrojnë dështimin e Ministrisë së Arsimit dhe policisë”, tha Prençi.