Ish-drejtuesi i Policisë: Policët kanë qenë në presion për dhënien e deklaratave të rreme

Ismail Elezi, ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit ka komentuar e vrasjen e Pjerin Xhuvanit, para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai është shprehur se nuk është normale që nga një ngjarje ku ngeli i vdekur një person dhe janë plagosur tre të tjerë, të mos ketë asnjë të shoqëruar.

Elezi shtoi se drejtuesit kanë frikë nga ajo që mund tu ndodhë ndaj nuk janë marrë veprime.

“Mendoj që veprimet e policisë kur ka ndodhur ngjarja, nuk mund të menaxhohen në atë situata. Nëse pranojmë që vijnë 3 makina me 10 vetë dhe ushtrojnë presion ndaj policisë, situata të del me sekonda jashtë kontrollit.

Por dua të theksoj që punonjësit e policisë nuk kanë vepruar si dhe kur duhet.

Qarku i Elbasanit, është një qark shumë dashamirës me policinë e shtetit e për këtë ju siguroj. Është një popull që e do e respekton ligjin dhe uniformën e policisë. Problemi i këtij rasti, mos harrojmë që patëm një ngjarje si ajo e Ditës së Verës ku u konfliktuar kryeministri me civilë.

Shtrohet pyetja e kishte informacion policia që grupe të caktuara qoftë nga PD apo PS do të ushtronin dhunë dhe terror gjatë procesit zgjedhor. A ishin marrë ata në vëzhgim?

Po ju them që me 21 ku ndodhi ngjarja të gjitha shërbimet e policisë kanë qenë të përforcuara, kanë qenë në gatishmëri. Policia në gjykimin tim e ka ditur që ky është në grup shumë i rrezikshëm në mbështetje të X apo Y kandidati, që më vjen keq që nuk kanë vepruar e janë bërë pjesë e lojës politike.

Vritet një njeri plagosen 3 të tjerë e nuk shoqërohet askush. Nëse do të isha në detyrë do kisha bërë terror në Elbasan, derisa si popull të ishte i qetë. Nuk mund të nxirren armët kur atje janë 10 efektivë policie, kush janë këta që sfidojnë shteti? Dihet që kanë mbështetje se njeriu i thjeshtë shkel semafonin e me çfarë përballet.

Mos harro se Nikollaq Palla jeton në Elbasan dhe ka frikë. Kur ke një mbështetje politike të fuqishme ai nuk ka çtë bëjë se e di se çfarë e pret nesër”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *